Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg një nga autorët e arrestuar në lidhje me vrasjen e ndodhur në Linzë pak ditë më parë.
Mirsad Kuçana nga Tropoja do të mbetet prapa hekurave deri sa të merret një vendim përfundimtar nga gjykata. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur dy akuza ndaj tij, atë të “vrasjes me paramendim” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Përveç Kuçanës, policia arrestoi dje edhe një shtetas të dytë, ndërsa në kërkim janë edhe disa të tjerë. /Dita/
