Vrasja në Lushnje, Policia: Tre të plagosur nga atentati, mes tyre dhe një vajzë!

Edlira Shehu

Policia ka dhënë informacion në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Lushnjes, ku mbeti i vrarë pronari i “Bar Pedonales” Bledar Muça.

“Sot rreth orës 22:00, në një lokal në pedonalen e qytetit, është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi B. M dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit J. V., 32 vjeç, E. T dhe S. L., 24 vjeçe të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

 

e.sh/Dita

Share This Article
2 Comments
  • Në këtë rregjim ku në Lushnje bëhet atentat edhe brënda në zyrën e kryetarit të bashkisë, patronazhistit të Edi Ramës , Fatos Tushe dhe nga patronazhistët e policisë dhe prokurorisë dhe kryepatronazhisti Edi Rama kalohet ky krim si gjëja normale që s’ ka nevojë as për arrestim, hetim dhe gjykim, do të ketë vrasje madje kasaphanë edhe në shesh para bashkisë ku plumbat drejtohen me shumicë edhe kundër njerëzve të rastësishëm në vëndin e ngjarjes.

    Një qevri që dërgon bandën e Xhuvanit nga Elbasani për tu përleshur me armë me bandën e paramilitarëve të PD për të shpëtuar nga demaskimi patronazhistin me listën dhe parat për blerjen e bagëtive zgjedhore, është një qeveri e botës së kriminelëve që bëjnë atentate në zyrat e bashkive dhe në sheshet para bashkive dhe

    mjer ne për horrin që ka harruar që është kryeministër i shqipëtarëve dhe po bëhet si shpëtimtari biblik afganëve që i kanë braktisur të gjithë përveç tij, duke broçkollitur marrëzitë e mëndjes së tij të çakërdisur nga kusaria tashma vetëm në medjat e huaja dhe

    vrasjet për shkaqe nga më të ndryshme për ditë po përgjakin rrugët dhe sheshet e vëndit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *