Gjykata e Fierit ka lënë në burg tre të arrestuarit si të dyshuar për vrasjen e Alfons Dautajt nga Ninëshi i Mallakastrës dhe plagosjes së dy kushërinjve të tij, Riza Fejzajt dhe Mariglen Luarit.
Seanca e komunikimit të masës së sigurisë ndaj vëllezërve Gentjan dhe Artur Pashaj nga Bejari i Mallakastrës dhe ndaj Ermal Çaushajt nga Gadurova, është zhvilluar paraditen e djeshme nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që jashtë ambienteve të gjykatës kanë qenë edhe familjarë e të afërm të autorëve të dyshuar.
Për shkak të rrethanave të hetimit, tre të prangosurit nuk janë shoqëruar së bashku në sallën e gjykatës, por një e nga një.
