Në lidhje me vrasjen e 32-vjeçarit Edmond Mehmeti, pronar i një lavazhoje në Sarandë, policia ka arrestuar katër persona në Laç. Ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Të arrestuarit janë dërguar në Sarandë, ku dhe po kryhen hetimet nga prokuroria mbi vrasjen.
Policia ka gjetur edhe arma e krimit, e cila ishte hedhur në afërsi të një diskoje rreth 500 metër larg vendit ku ndodhi vrasja.
