Janë ende të paqarta motivet se përse u ekzekutuan çifti Boran Berçama dhe Silva Ndoci në makinën e tyre në Shkodër.
Një nga pistat e hetimit është detyra që ka mbajtur Berçama në policinë e Pukës, nga ku ishte larguar pas fillimit të vetingut në polici.
Por mësohet gjithashtu se Silvi Ndoci, 27 vjeçe, bashkëjetuesja e ish-policit ka qenë e martuar më parë dhe ka patur edhe një fëmijë tjetër.
Pas divorcit, ajo bashkëjetonte me ish-policin.

Të dy jetonin në apartamentin në hyrje të të cilit u gjetën të ekzekutuar mëngjesin e sotëm.
Në makinë ishte edhe foshnja, e cila është marrë nga mjekët dhe po mbahet nën kontroll.
Sipas informacioneve paraprake, afër makinës me targa AA 006 HA ku u vra çifti, u gjetën 23 gëzhoja.
Viktima Berçama vetëm pak kohë më parë mësohet se është larguar nga radhët e policisë për shkak të Vettingut.
a.s/dita

Po ta kishin me ish policin per shkak te detyres kishin vra vetem ate, pra jo gruen.
Shifni se duhet t ket t baj me gruan se vetem n kto raste ekzekutohen t dy
rrofte shqiperia e kokaines.