Policia e Shkodrës ka arrestuar një person të dyshuar si një autorët e konfliktit të armatosur të shtunën në mbrëmje, ku si pasoja mbeti e vrarë një 19-vjeçare dhe u plagosën dy persona të tjerë.
Policia nuk e ka zbardhur ende identitetin e tij për shkaqe hetimi, ndërsa ka njoftuar se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij ka gjetur dhe sekuestruar një laborator të përpunimit të hashashit.
