Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 16-vjeçar si të dyshuarin kryesor të ngjarjes së ndodhur në qytetin e Shkodrës mëngjesin e së martës, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se është arrestuar A.V. nga fshati Bardhaj i komunës Rrethina i cili dyshohet se është autori i vrasjes së 24-vjeçarit Aleksandër Qarri dhe plagosjes së Lekë Markut dhe Aleksandër Begejës.
Sipas policisë, objekt i sulmit ka qenë 37-vjeçari Marku, i cili ka pasur konflikte gjakmarrje dhe jo viktima.