Vrasja në Tropojë, viktima kushëriri i Haklajve

Ornela

Një 47 vjeç vjeçar u ekzekutua me armë zjarri në Tropojë!

Viktima është Guxim Gjuriqi, pronari i një restoranti dhe karburanti në qytetin verilindor.

Ai gjithashtu njihet si i afërm i Haklajve, fisit të përfshirë në një histori të gjatë vrasjesh dhe hakmarrjesh.

Por për grupin hetimor mbetet ende e paqartë nëse vrasja e 47 vjeçarit lidhet me këtë zinxhir ngjarjesh të vjetra që kanë shkaktuar dhjetëra viktima, apo ekzekutimi ka tjetër sfond.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30 pranë bizneseve të Gjuriqit në lagjen Partizani.

Autorët dyshohet se i kishin bërë pritë 47 vjeçarit në rrugë.

Ata kanë qëlluar me breshëri duke e lënë të vdekur dhe më pas janë larguar.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Jo mor demo, jo!
    Autopsite duhet t’i beje Sali Haleja qe riktheu kanunin dhe per me teper ne rastin konkret eshte eshte pergjegjesi ose e thene troc kapo krimineli kryesor.

  • Bir selmani nenes ke te qaj me pare. Kusheri I haklajve qe u vrane apo kusheri me haklajn qe ishte deputet I saliut se mos ka qene spiun I saliut. Sqaroni ju si media afer izetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *