Vrasja në varrezat e Sharrës, kërkohen 47 vite burg për autorët

Saimir Lleshi

Prokuroria ka kërkuar 47 vite burg në total për dy personat që kryen një vrasje në varrezat e Sharrës në Tiranë. Ngjarja ndodhi në dhjetor të vitit të shkuar, ku u vra shtetasi Altin Çullhaj.

Autorët e ngjarjes janë shtetasit Egerin Tafa dhe Jurgen Gjuzja, ndërsa konflikti kishte ndodhur për motive pronësie.

Në seancën e djeshme, prokurori i çështjes Naim Tota ka paraqitur konkluzionet përfundimtare.

Në përfundim, prokurori kërkoi deklarimin e fajshëm të të pandehurit Egerin Tafa për akuzën e “vrasjes me paramendim” dhe të “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit”, si dhe dënimin e tij me 30 vjet heqje lirie. Për të pandehurin tjetër në proces, Jurgen Gjuzja, prokurori kërkoi dënimin me 17 vjet burg për akuzën e “vrasjes me paramendim”. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *