Në mes të sallës së gjyqit është njoftuar dje për arrestimin e autorit të vërtetë të vrasjes së para 10 ditëve në Shkodër, për ngacmimin e një femre. Dje, Policia e Shkodrës ka arrestuar shtetasin Patush Demaj, i cili është i dyshuar për vrasjen e Altin Koçekut. Sipas policisë së qytetit të Shkodrës, Demaj është vënë në pranga në banesën e tij pas dëshmisë të 17-vjeçarit Alban Lulashi në gjykatë lidhur me autorësinë e vrasjes së 24-vjeçarit Koçeku. Nga ana e tij Lulashi deklaroi në gjykatë se vrasjen e kishte kryer Patush Demaj, teksa ai e kishte pranuar autorësinë, pasi ishte i mitur. Togave të zeza Lulasi u ka thënë se “Vrasja është kryer nga shoku im, Palush Demaj. Unë kam pranuar autorësinë e krimit sepse jam i mitur. Pas vrasjes bashkë me Palush Demaj fshehëm armën e krimit”. Të ndodhur në këto rrethana, ku dëgjuan dëshminë e të miturit, ekspertët e policisë mundësuan edhe arrestimin e autorin të dyshuar të ngjarjes. Ndërkaq, priten edhe deklarimet e tij në lidhje me këtë autorësi të dyshuar të vrasjes në Shkodër, si dhe të verifikohen të gjitha rrethanat e ngjarjes, që nga ngacmimi i supozuar i një femre, deri tek momenti i zbrazjes së plumbave. Për kapen e 21-vjeçarit Demaj, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër, u bë në zbatim të urdhërit të prokurorit, nr 781, datë 19.05.2014.
Rrethanat e vrasjes
Sherri për ngacmimin e një vajze, i nisur më parë në shëtitoren kryesore të Shkodrës, i ka marrë jetën më 15 maj një 24-vjeçari, i cili është qëlluar me breshëri automatiku në periferi të këtij qyteti. Policia tha se arrestoi autorin e krimit, Aloban Lulasin, i cili është vetëm 17 vjeç. Por, policia dyshoi se autori ka qenë i shoqëruar bashkë me një person tjetër dhe të dyja palët kanë qenë të armatosura, pasi në vendin e ngjarjes është gjetur një “Kallashnikov” dhe një pistoletë. Policia ka marrë në pyetje të ndaluarin Lulasi, i cili ka rrëfyer se sherri mes tij, viktimës dhe një personi tjetër kishte nisur pak ditë para ngjarjes, në “Pedonalen” e qytetit. Burimet nga grupi hetimor shpjeguan se 17-vjeçari është shprehur se ishte akuzuar nga viktima dhe shoku i tij, I.D, 23 vjeç, se kishte ngacmuar një vajzë në shëtitore. Për këtë arsye, 24-vjeçari Koçeku dhe I.D dyshohet se i kishin shkuar pranë shtëpisë për t’u sqaruar. Por, gjatë debatit mes tyre, të dyja palët janë nxehur dhe kanë filluar të ofendohen e më pas të goditen me grushte. Sipas policisë, në atë kohë, Lulashi, i cili ka qenë i shoqëruar me një shokun e tij bashkëmoshatar, ka marrë një armë automatike dhe ka qëlluar ndaj dy agresorëve të palës tjetër. Sipas policisë, vetë i arrestuari ka deklaruar se e ka bërë për vetëmbrojtje këtë veprim, pasi dy kundërshtarët donin ta vrisnin, megjithëse u sqarua gjatë hetimeve të mëtejshme se vrasjen dyshohet ta ketë kryer Demaj.
