Vrasje e drogë në Itali, dy të arrestuar në Durrës

Ornela

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar kanë rënë në prangat e policisë, në kuadër të operacionit “Vjeshtë 2017”.

Policia bën me dije se janë arrestuar shtetasit Gezim Aleksi, 41 vjeç, banues ne Shijak, dhe Dashamir Hersi, 48 vjeç, banues në Durrës. Ndaj dy të arrestuarve drejtësia italiane ka lëshuar urdhër arresti për veprat “Vrasje” dhe “Trafikim narkotikësh”.

Në ngarkim të shtetasit Gëzim Aleksi Gjykata e Brescia-s/Itali ka lëshuar urdhër arrestin Nr. 664/98R.G.P.M.466/98 datë 16.06.1998 për veprën penale” Vrasja”, parashikuar nga legjislacioni Italian.

Ndërsa, në ngarkim të shtetasit Dashamir Hersi, Gjykata e Peskarës / Itali ka lëshuar urdhër arrestin Nr. 15/99 RGNR/PD- 14/00 GR GIP/ D-7/00 REG, Dt 09.06.2000 për kryerjen e veprës penale “Trafikimit të lëndëve narkotike”, parashikuar në nenin 110 të Kodit Penal Italian.

Shtetasit e mësipërm ishin shpallur në kërkim nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tiranë më datë 12.10 2017, shtetasi G. Aleksi, dhe 17.10.2017 shtetasi D.Hersi, të cilët pritet të ekstradohen në Itali. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *