Vrasjet në Vlorë, pronarët e resortit arrestohen për moskallëzim krimi

anazapta

Dy pronarët e resortit në Vlorë, ku ndodhi të dielën vrasja e trefishtë, janë vënë në pranga. Saimir dhe Servet Qamo 25 dhe 54-vjeç , pronarë të resorit turistik në zonën e Kalasë pranë Ujit të Ftohtë, janë arrestuar nga policia e Vlorës për moskallëzim krimi.

“Në vijimësi të hetimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 28.07.2013 në plazhin e quajtur “KALAJA” ku mbetën të vrarë 3 persona, Grupi Hetimor i ngritur posaçërisht për këtë ngjarje ka bërë arrestimin në flagrancë edhe të shtetasve: Saimir Hiqmet Qamo, 25-vjec dhe Servet Hajredin Qamo, 54-vjeç, të dy banues në Vlorë, bashkëpronarë të plazhit të quajtur “Kalaja”, ku ndodhi ngjarja. Arrestimi i tyre u krye pasi megjithëse kishin detyrimin ligjor për të kallëzuar krimin e ndodhur në plazhin që kishin në pronësi nuk kanë e kryer një gjë të tillë, duke mos dhënë shpjegime.  Arrestimi i tyre u krye për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal”, thuhet në deklaratën e policisë së Vlorës.

 

 Dëshmitari: Ngjarja në Vlorë, për shkak të një vajze

Vrasja e trefishtë në Vlorë erdhi pas konfliktit për një femër. Por asnjë nga tri viktimat nuk kishte të bënte me konfliktin mes vrasësit dhe një grupi djemsh nga Fieri, që i kishin ngacmuar motrën. Diana Ademi, Serdi Bajlozi dhe Sokol Isufaj u gjetën në vendin e gabuar , pikërisht në kohën kur 18-vjeçari Leo Osmeni  vendosi të hakmerrej. Viktimë mund të kishte qenë kushdo tjetër që gjendej atë ditë në plazh.

Një prej tyre është 21-vjeçari Justin Mërkuri. Ai ka qenë vetëm pak hapa larg breshërisë së automatikut, madje aq afër sa atë breshëri duket se e dëgjon akoma në kokë. Në një intervistë për GSH, ai rrëfen  tmerrin që ka përjetuar në ato momente, duke dhënë edhe detaje të tjera lidhur me masakrën e së dielës në zonën e Kalasë në Vlorë. “Ishte breshëri, por me sa mbaj mend dhe më është fiksuar në vesh, ishte breshëri me 2 ndalesa. Pra, autori qëlloi një herë me breshëri, më pas ndaloi dhe qëlloi përsëri”, – pohon Justini.

Sipas të riut, autori që ka qëlluar, ka pasur si shënjestër çadrën e disa djemve nga Fieri, të cilët po ngacmonin motrën e autorit. “Në fakt, autori jo se goditi pa shënjestër. Ai erdhi dhe qëndroi mbi 6 shkallët që zbret poshtë. Nga e goditura plumbat kanë kapur edhe bordurën, e cila bëri rikoshet, që vrau aksidentalisht edhe 2 viktimat e tjera”, thotë ai.

 

Masakra në Vlorë, policia: Viktimat nuk kishin asnjë konflikt me vrasësin, u vranë aksidentalisht

Njëri prej autorëve të krimit, Leo Osmeni, 18 vjeç, është konfliktuar me një grup djemsh nga Fieri. Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e krimit, por nga provat rezulton se viktimat janë goditur nga plumba rikoshetë. Ata nuk kishin asnjë njohje me autorin e krimit të rëndë.

“Falë një pune hetimore intensive, të mirëorganizuar dhe të pandërprerë është bërë e mundur që ditën e sotme mbas disa orësh nga ndodhja e ngjarjes të mund të identifikohet dhe arrestohet shtetasi: Leo Luan Osmeni, vjeç 18, banues në Vlorë, person me precedent penal, si dhe po punohet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë. Sqarojmë se, nga veprimet paraprake hetimore ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta midis autorit të dyshuar shtetasit Leo Osmani dhe disa shtetasve nga qyteti i Fierit. Gjithashtu sqarojmë se nga tërësia e veprimeve të hetimore të kryera si këqyrja e vendit të ngjarjes, këqyrja e viktimave nga një grup ekspertësh mjekoligjorë, dhe gjithë veprimtarisë hetimore paraprake ka rezultuar se 2 prej viktimave shtetasit S. B., vjeç 17 dhe Sokol Isufaj, vjeç 34, janë goditur nga plumba rikoshetë, si dhe asnjë prej 3 viktimave nuk ishin në konflikt me autorin dhe as kishin njohje me personat e tjerë të përfshirë në konflikt dhe se nuk kanë qenë objekt i sulmit kriminal”, thanë në një konferencë për shtyp drejtuesit e Prokurorisë dhe Policisë së Vlorës.

 

Vrasja e trefishtë në Vlorë, dëshmitarja rrëfen masakrën e së dielës në plazh

Tre pushues u ekzekutuan dje me kallashnikov në një resort turistik në bregdetin e Vlorës. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00, në plazhin e kalasë pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë, në një zonë të mbipopulluar nga pushuesit.

Viktimat janë Sokol Isufaj, 34 vjeç, nga Kurjani i Roskovecit; Diana Ademi, 53 vjeçe, nga Vlora, dhe Serdi Bajlozi, 17 vjeç, nga Prrenjasi.

Policia e Vlorës tha se 3 viktimat nuk kishin lidhje me  njëri-tjetrin. Sipas uniformave blu, shënjestra ka qenë 34-vjeçari Isufajndërsa dy të tjerët janë vrarë aksidentalisht. Autori ka ardhur me një makinë dhe që nga shkallët ka nxjerrë kallashnikovin duke shtënë disa herë e më pas është larguar me shpejtësi. Autori është përshkruar nga dëshmitarët si një i ri rreth 25 vjeç, ezmer dhe me flokë të shkurtra. Tre të dyshuar janë shpallur në kërkim, por policia nuk ka bërë të ditur emrat e tyre.

Ndërkohë, në një intervistë për “Panorama”, E. M., 16 vjeç, e cila ndodhej në vendin e ngjarjes tregon sesi ndodhi krimi i trefishtë.

“Sapo isha ngritur nga shezlongu ku po rrija bashkë me kushërirën time dhe u drejtuam për nga deti. U ngritëm të laheshim. Kemi shpëtuar për fije edhe ne, mund të ishim edhe ne viktimat, sepse djali që u vra ishte fare pak metra  përpara këmbëve të mia. Në momentin e parë që nisën të shtënat askush nuk e kuptonte se ç’po ndodhte. Një adoleshenti i kaloi njëri plumb në fytyrë e më pas u shtri i vdekur në detin që u bë kuq. Unë u përpoqa ta ndihmoja në fakt pa e kuptuar as se si. Thërrita për ndihmë por nuk erdhi askush. Aq sa munda e nxora djalin drejt bregut ashtu siç ishte. Erdhën më pas njerëzit e ndihmës së shpejtë që u morën me ta”, tregon 16 vjeçarja.

Ajo tregon se i armatosuri ka zbritur poshtë në plazh.

“Po, qëllonte me breshëri, kush shpëtoi , shpëtoi. Pastaj aq zgjati, menjëherë sa mbaroi të gjithë u turrën drejt shkallëve  që të nxjerrin nga plazhi, duke shtyrë njeri-tjetrin. U bë kasaphanë ,nuk merrte vesh i pari të dytin, aq shumë shtynin e dhunonin njëri –tjetrin nga frika e lemeria”, pohon adoleshentja.

Ajo ka mundur që të shohë edhe dy viktimat e tjera dhe tregon se; “ burri tjetër që u vra ishte në këmbë  në kohën që u qëllua, ndoshta ishte drejtuar edhe ai për nga plazhi, por që ngeli aty. Ndërsa , gruaja ishte shtrirë në shezlong, ndoshta duke fjetur, dhe ashtu vdiq, pa lëvizur e pa kuptuar gjë, sepse mund ta kenë kapur plumbat e parë. Pashë  vetëm që i dolën  sytë vendit dhe ngeli aty për aq kohë sa u zbardh fare, sepse ambulance nuk erdhi menjëherë”.

Share This Article
22 Comments
  • e shkreta shqipni prej moçalorve. po si asht e mujtun ja kena pa sherrin gjithe jeten k’tyre moçalorve. deri kur kena me e vuejte injorancen e dhunen e tyne???
    ne shkoder ke nje shprehje.
    moçaloret kane 2 zanate o jane mafioza ose punojne token
    pune moçaloresh

    • Gjeografikisht me moçalore eshte Shkodra se Vlora. Moçalore ka qene Myzeqeja. Po te flasim nga ana historike, cubat e veriut jane me nam. Te ishe cub ishte profesion. Po te flasesh nga ana njerezore pastaj ti qenke nje “zog gomarit” sic i thoni andej nga Shkodra se nderkohe qe keyu flitet per te pafajshem qe jane vrare ne menyre mizore ( sic ndodh rendom ne veri, ku gjakmarrja spo kursen as femije) ti e ke mendjen te mbjellesh percarje veri-jug. Ti duhet te jesh noi kelysh serbi nga Vrraka qe ben kete propagande, se shqiptaret nga jugu ne veri jane nje.

  • kur nuk ka shtet normalisht keto gjera do ndodhin po si u lekan armet sheshit ? ah moj shqiperi e mjera shqiperi eshte per te ardhur keq ………….

  • Qekur malokari Berisha shpertheu luften civile për pushtet personal dhe pasuri oborri,duke hedhur në erë gjithë strukturën e rendit dhe mbushur perplotë me malokarët tropojanë (jo malesorë te vertet qe respektohen si gjithe shqiptaret shqiptare) nuk ka me shtet mbrojtës,por shtet malokaresh!Lufta civile qe vazhdon me “njesite te paguara familjare a segmente jasht shoqerisë”,do hajë shumë të tjerë shqiptarë te fajshëm dhe te pafajshëm,duke filluar nga vrasjet e vrasesve qeveritare me 21 janar,Gerdec,’97 dhe gjithë te zhdukurve pa gjurme nga Berisha!Vetem arrestimi i tij dhe malokareve ne rend akoma,mund te minimizoje te tilla krime te shemtuara ne Shqiperi ! Besoj se objekti ka qënë nje ish shoqerues i mafjes se naftes për ne Beograd,ne vitet e krimit antikombetar te Berishës,qe eleminohet o për krimin personal qe mund te kete bere,(hakmarrje zonale)o per te mbuluar deshmite e naftes se Ballshit dhe kemi eleminim te brendshem shtetror te bandes në prag te eleminimit total.Megjithse ndonje i aferm i “objektivit” kaloi ca kohe vone,me Xhulelin,perseri Saliu di mire perse mund te jete eleminuar Isufi…Prisni krime te ketij lloji ne Shkoder,Tropojë,Vlore dhe sidomos Fier!Banditet po zhdukin gjurmet!Me vjen keq per viktimat,por cdo lufte civile ha njerz te pafajshëm!Ndalojeni këte lufte RILINDJA,për te mos rënë brenda në gropë të tjerë shqiptarë te pafajshëm!Izoloni sa me parë boset e Mafjes shqiptare dhe kryemafjozin qe vrau shqiptare Sali Berishën!Do të jete vonë,neser!

  • o njerez mblidhni veten , cfare jeni duke thene,,,,,,,,,,,,,,,,u vrane 3 vete , iken 3 jete ,ku 2 ishin krejtesisht te pafajshem ju vazhdoni me sharjet edhe diskriminimet verior jugor,,,,,,ore jeni ne vete apo,,,,,,,,,,,,,,tjetri I iku djali ne moshen me te bukur ju grini sallate,,,,,,,,ne vend qe te gjithe te ngrihemi kunder kesaj qeverie qe nuk merrr asnje mase zihemi me njeri-tjetrin,,,,,,,e kuptoni se kshu bejme lojen e atij qe nuk na don te miren,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!! (ngushellime familjeve),,,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!!

  • Bravo hosteni! Njerez nuk mjaftojne koherat dhe te huajt qe na ndane me shekuj,por duhet akoma te krijojm te tilla ndarje edhe me.Te jesh shqiptar eshte nder e duhet mbrojtur ky emer fort kudo qofsh brenda apo jashte.C`presim me.
    Jane vetem pushtetaret pergjegjes per vendin dhe individet e veshur me cdo lloj pushteti,qe nuk bejne detyrat.Keta duhen gjetur dhe denoncuar ne cdo rast megjithese i kemi midis nesh.Shikoni cndodh.Vriten njerez ne plazh.Vriten njerez ne aksidente sikur te ishim bageti ose me pak,pula(as keto s`duhen prekur) rrifet e gjakoset mjeku ne spital,por asnje politikan,deputet,pushtetar,prokuror,gjyqtar etj,etj.Mjere ne ku jemi e cfare bejme.

  • Nuk duhet te meremi me sharje krahinore.Te gjithe jemi shqiptare dhe duhet te ngreme zerin qe te te vendoset rendi dhe qetesia duke i ashpersuar denimet ndaj krimineleve. Jeta eshte e shenjte per cdo njeri dhe ate e ka ne dore vetem zoti. Ne vendin tone jeta vlen me pak se cdo gje tjeter. Shtrohet pyetja: Pse krimi eshte ne rritje dhe nuk parandalohet. Kuptohet se denimet jane te buta, krimineli ecen me shpresen se duke koruptuar gjykaten do mare denim minimal, ku duke zbritur faljet koha e burgut do katandiset ne disa vite. Me kete llogjike, dhe ky eshte fakt, mos pretendoni se do kemi qetesi dhe rend.Prandaj duhet te kerkojme nje referendum per te vendosur ligjin me vrasje dhe ne pamundesi per kete te vendoset ligji me burgim te perjeteshem dhe pa te drejte amnistie per keto qe ben krim.Ndryshe , neqoftese shteti nuk i del per zot popullit te vet, le te deklarohet per kete dhe te armatose popullin qe sejcili te mbroje koken e vet, si ne kohen e fiseve.

  • Hosteni te te kisha njoft do ta kisha shterngu doren me respekt maksimal.Akoma nuk po dime se kush jemi e me çfar misioni kemi ardh ne kete jete, me jetu a me u sha e me u vra nder vedi sikur mos me qen shqiptar te nji gjaku por sikur disave me ua shkerdhy nanen serbi e disave greku. Dhe qeveria e berishes ku asht se na tha qe ne pllazhet e Jugut do patrullojn polic me gjuh te huja apo ata qi jane nuk din as gjuhen e nanes’vet! Vet malsort e ndershem mos bin pre e malokrinave te berishes e serbizmave te Argites e Sllobodankes por te distancohen prej tyne ku te mujtensa ma pare!

  • Kemi degjuar per krime monstruoze qe ndodhin ne shtete shume me te zhvilluara se ky yni. Por ndryshim perveç te tjerash eshte tek mentaliteti kultura e njerezve. Andej ka manjake te cmendur qe kane vrave edhe femije por ketu te ne te vret tjetri per kanun,per nder apo qofte edhe per nje shikim o zot i madh. Jemi ne shek 21 por shqiptaret kane akoma mentalitetin primitiv te kohes se Turqise mesjetare!!! Ne shqiperi jeta vlen shume pak, ajo mund te merret edhe nga nje birbo qe si kane dale shqytkat akoma e ai te vret per ti mbrojtur vini re nderin “motres se tij”???
    Tre jete te pafajshme paguan per nderin e motres se nje qeni injorant rrugesh, qe mallkuar qofte e ne vend te litarit qe meriton pa dyshim, u kalbte ne burg tere jeten!

  • Kafshet injorante te Vlores gjithmone jane shquar per rrumuja, ata ja vune flaken Shqiperise ne 97. Cfare pret nga qyteti i komunisteve ? Njeres gjakenxehte dhe te pa civilizuar dhe fjalorin e kane plot me te shara qe i perdorin dhe ne ambjetet publike.

  • ……….Ne jemi para nje fakti konkret ..u mbyllen tre dyer ,u vran tre njerez te pafajshemm ……gjithsejcili prej nesh mund te ishte ne vend te tyre .Krimi ska ide dhe fe …ai rritet mes nesh …mund te jete gjitoni,shoku ,vellai ,apo bashkeqytetari jone ….po ne cbejme ??? ne rim e bejme sehir !! I kalojme prane dhe nuk flasim ,kemi frike …se mos na kthehet …..mjafton qe mos te trokas ne deren time dhe te mbyll gojen …..Ndergjegjesohuni o njerez ,ska rendesi cfare jeni ,te majte ,apo te djathte ,,,,te bashkohemi te gjithe dhe ta shkulim nga rrenjet te keqen qe na ka zaptuar .Prindrit ,familjet ku jane ????cjane keta femije ????? 18 vjec me kallash ne krah ? Atje ne banken e te akuzuarve te ven prindrit . Nga ana tjeter mosfunksionimi i shtetit u le fushe qe te lulezojne cdo dite e me shume njerez te tille .ne monizem 4 polica lagjeje kishte vlora dhe ishin sus te gjithe ……Ngushellime famijljeve te viktimave dhe shpirti i tyre u prehte ne paqe

  • lerini sharjet krahinore se late nam!!!!!!
    sikur ju paguajne o njerez???! nuk u bete njehere pjese e zgjidhjes, por e sherrit te metejshem, o ju keshtu, o ju ashtu!

    ju ‘verioret’ pa pseudonime: po te kishte kapur plumbi ndonje andej nga ju, cdo thonit?
    pjesa tjeter: edhe 40 dite do thoni ‘fajin e ka Saliu’, po pastaj???

    Me kete mendje qe kemi te gjithe ne, jo Sali e Edi te vij ne pushtet, por nje Princ Vidi i ri nuk na ben derman.

    Shikoni te edukoni femijet qe po filloi te ngacmoje dikush, ik pak me larg se te ze dielli njesoj..

    Ju vajza qe ju ngacmojne djemte, nese nuk ju pelqen, pergjigju me ‘shurdhje’, ndryshe do merrni ne qafe, ne mos vellane tuaj, vellane e ndonje motre tjeter, apo mamane e ndonje djali te ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *