Vlorë, vritet me armë zjarri 36-vjeçari, sapo ishte kthyer nga Spanja

Dita

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.40 në lagjen Rilindja të qytetit bregdetar, ku shtetasi Andrea Billa, 36 vjeç është qëlluar për vdekje me një pistoletë tip TT teksa ndodhej pranë automjetit të tij me targa AA330AB.

Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se 36-vjeçari që njihet edhe me emrin tjetër Agim Meli, sapo ishte kthyer nga Spanja për të kaluar pushimet e fundvitit në vendlindje.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e krimit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *