VRASJE NË AJËR

redaktor

Përkitazi me Vendimin e Gjykatës së Lartë për vrasjet e  21 janarit

 

Nga Bedri Islami

Është interesant se si janë vrarë katër demonstrues me 21 janar, të cilët, sikur paska vërejtur Gjykata e Lartë, pasi ia paskan sjellë në majë të hundës forcave speciale me katër orë demonstratë të dhunshme, janë gjetur aty shënjestër e gardistëve që paskan qëlluar në ajër. Dy janë mundësitë: ose demonstruesit kanë fluturuar dhe plumbat i kanë zënë rrugës, ose Gjykata e Lartë dëshmon edhe një herë përse duhet bërë sa më urgjentisht reformimi i gjithë sistemit të Drejtësisë, duke filluar pikërisht nga kjo Gjykatë, përmes së cilës është bërë amnistimi i njërit prej krimeve të katërfishtë, ndodhur në sytë të gjithëve dhe i ndjekur nga të gjithë.

Gjykata e Lartë solli edhe arsyetimin përse këtyre vrasjeve i vë kapakun përfundimtar të heshtjes. Ajo, pasi e gjeti se demonstrata paska qenë e dhunshme, çka nuk është tagër i këtij gjykimi, pasi gjërat kanë rrjedhur në struktura të tjera gjykuese; pasi bën arsyetimin “famoz” se, Ndrea Prendi dhe ai Llupoja nuk kishin përse t’i vrisnin, pasi nuk kishin hasmëri me demonstruesit, e pra as njohje, (sipas këtij arsyetimi policët që bëjnë një punë duhet të vrasin vetëm të njohurit); pasi na “sigurojnë” se gardistët, shefi i tyre, paska gjuajtur në ajër, por plumbat qenkan kthyer drejt njerëzve… pra, pasi na “mbush mendjen” se gjithçka paska qenë faji i atyre që demonstruan dhe gardistët qenkan lodhur e paskan humbur qetësinë, çështjen e mbyll një herë e mirë.

E dinë këta gjyqtarë se njëri nga të vrarët ishte me duar në xhepa, përballë hyrjes kryesore, apatik në dukje, i heshtur në qëndrim, kurioz se për çfarë ndodh, por kurrë pjesëmarrës i dhunshëm, u vra me një plumb direkt në trup, pa asnjë lloj “gjuajtjeje në ajër”, apo “rikoshetë”, dhe, se si vrapuan njerëzit e qeverisë të thoshin se u vra nga një burrë afër tij, pikërisht me çadrat pistoletë, që sapo i kishte përmendur njeriu që dha urdhër për vrasjet, ish shefi i qeverisë. Ky njeri i vrarë në fundin e demonstratës, pra kur “ të dhunshmit” po iknin në shtëpitë e tyre dhe kur as një gardh nuk u kalua, u vra nga Llupoja, u vra me gjak të ftohtë, u vra me synimin për t’u dhënë një shembull demonstruesve, u vra sepse kështu e kishte urdhrin. Gjykatësit e këtij rasti, i cili jo vonë do të jetë pjesë e analeve se si nuk duhet të jetë një drejtësi, harruan një fakt të thjeshtë, por tepër domethënës: Sikur të mos kishte urdhër nuk do të kishte prishje të provave, që nga serveri, refuzimi i një urdhri nga Prokuroria e Përgjithshme, mbajtje nën rrethin, brenda në kryeministri i gardistëve më “sulmues” dhe shpërblimi i tyre… Ata, nëse nuk kanë parë gjë deri tani, duhet të dinë të vërtetën se mes plumbit të dhënë gjakftohtësisht nga Llupo dhe të ndjerit Veizi, nuk kishte asnjë pemë, nuk kishte asnjë të qëlluar në ajër, sepse gardisti vrasës ishte më poshtë se sa viktima. Ose nëse ka ndonjë mrekulli që ndodh vetëm me gardistët tanë: Që qëllojnë lart dhe plumbat, në 30 metra, zbresin poshtë në trupat njerëzorë. Llupo nuk qëlloi vetëm një herë e rastësisht. Ai qëlloi edhe para vrasjes së njohur, edhe pas saj dhe vetëm fati dhe boshatisja e bulevardit bëri që të mos ketë viktima të tjera në atë shesh dhe në atë moment.

Hekurani i ndjerë nuk ishte i dhunshëm: Ai kishte hipur në një platformë xhirimi, thjesht nga kureshtja për të parë se çfarë po ndodh, por kishte gjetur vendin e gabuar. A nuk ishte në ajër, por plumbi e rrëzoi si të ishte një zog. Ishte vetëm dy metra nga toka, në atë podium medial, i heshtur, kishte qenë pjesë e demonstratës, por nuk ishte njohur kurrë si njeri i dhunshëm. Kush e vrau? Ndrea Prendi apo dikush tjetër që ka qëlluar me armën e shefit të gardës? I tha mendja atij vetë të qëllojë, ashtu “në ajër”, apo dikush tjetër i dha urdhër? Përse ky njeri nuk qëlloi kur ndeshja mes demonstruesve dhe njësive të sigurisë ishte në kulmin e saj, kur gjithçka mund të ndodhte, kur mundësia e përplasjes ishte më e madhe se kurrë dhe nuk do të ishte ditur se si mund të shkonin punët? Hekuranin nuk e mori asnjë plumb nga lart e as plumb rikoshetë. Nga vendi ku ishte dhe deri tek vendi nga u nis plumbi, i Ndreas apo i ndonjë tjetri që mund të ketë qëlluar me armën e tij, nuk ishte askush tjetër; asnjë pemë, ku i gjeti ciflat njëfarë Çardaku disa ditë më vonë, asnjë mjet tjetër. Ishte pamje e lirë dhe plumbi erdhi nga lart, jo për të trembur apo për vetëmbrojtje, por për të vrarë. Dhe e vranë.

Natyrisht që në këto raste gardistët nuk janë aty për të vrarë njerëzit që njohin apo që kanë hasmëri me ta. Kur u bë gjyqi i 2 prillit në Shkodër, askush nuk pyeti se kush qëlloi, kush ishte aty e kush nuk ishte, kishte urdhër apo ishin vrasje të porositura. U nxorën para gjyqit njerëz funksionarë, krejtësisht të pafaj, që nuk kishin qenë askund, as aty ku duhej të ishin, u gjet një sekretar partie, Xhemal Dymylja, ndoshta më i përkushtuari sekretar i parë që kishte pasur Shkodra, që tri javë para 2 prillit kishte kërkuar të dorëhiqej por nuk e kishin lënë, dhe i hodhën mbi vete aq shumë vite burg.

Nuk dua të bëj paralele mes dy ngjarjeve, të cilat, po ashtu kanë të paktën dy gjëra të përbashkëta: Kanë të njëjtët organizatorë të vrasjeve dhe, fatkeqësisht, numrin katër të të vrarëve.

Por analogjia mes gjykimit është e qartë:

Në të dy rastet kemi të bëjmë me paramendim në dhënien e një vendimi: Në rastin e parë gjykata ishte nën thundrën e plotë të një politike që po vinte me shpejtësi si arrogante, tërbuese dhe manipuluese deri në kulm, në rastin e dytë, përsëri mendimi politik mbisundon mbi të drejtën, mbi jetën e njerëzve dhe mbi ndëshkueshmërinë që të mos përsëritet.

Sipas Gjykatës së Lartë, të katër vrasjet ishin vrasje në ajër. Aleks Nika i shkretë ishte në kthim e sipër drejt familjes së tij; e prisnin vajzat dhe e gjithë familja. Nuk do të kishte më kthim: Me vrasjen e tij, që asaj nate, ish shefi i qeverisë kërkoi abuzimin politik, duke hedhur mbi kurrizin e Preç Zogajt shpifjet e radhës. Gjykata asnjëherë nuk pyeti se kush e vrau Aleksin. Përse e vranë, ndërsa nuk ishte as i dhunshëm dhe as tek kangjellat e ndërtesës qeveritare, në dritaret e së cilës prisnin dy vetë gjithë ankth për të parë kalimin e parë në oborrin qeveritar dhe për të bërë vrasjet “e ligjshme”. Ndodhi ajo që nuk pritej, vrasjet i ligjëroi gjykata, i ligjëroi dhe i justifikoi, duke dhënë një mundësi për ripërsëritjen e tyre.

Është shkruar shumë për 21 janarin: që nga fillimi i asaj dite dhe deri në ditën e djeshme; do të flitet ende për të, megjithëse u dha një vendim për mbylljen përfundimtare të asaj dite, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Qeveria e tashme, megjithë premtimet e saj, si edhe premtime të tjera, futi kokën në lesh, si e ka futur edhe për gjëra të tjera. Alibia e reformës në drejtësi është tashmë një gjë e stërkeqe, sepse për të dënuar vrasjet nuk duhet asnjë reformim thelbësor. Në tre vite ishin të gjitha mundësitë për të gjetur e faktuar shumë gjëra, pas së cilave, edhe një gjykatë e sotme, do e kishte më të vështirë të bënte një amnisti kaq të ndjeshme.

Të vrarët nuk do të ringrihen më, kam shkruar menjëherë pas vrasjeve në një artikull botuar në TEMA. Ndoshta pa dashje kam bërë “Kasandrën”, duke paralajmëruar se kjo do të jetë e vetmja gjë që nuk do të ndodhë më, të tjerat do të shuhen. Megjithatë, kur shumë gjëra dolën në dritë, kur u mësua se nga droja ish-shefi gardist Ndrea Prendi kishte ndërruar tytën e armës me shoferin e tij; kur u mësuan të gjitha matrapazllëqet e Berishës me ngjarjen, deri tek synimi për të blerë gjakun e derdhur; kur u mësua se serveri i kryeministrisë ishte shuar menjëherë pas vrasjeve; kur u panë filmimet e vrasjeve të drejtpërdrejta; kur e gjithë marria e çadrave pistoletë dhe e puçit doli tym i zakonshëm shpifje, kisha besuar se diçka do të bëhet. Të paktën për të qetësuar shpirtrat dhe për të dhënë një shenjë të besimit tek e drejta.

Si shumë të tjerë, kam qenë i gabuar. Presidenti i vendit protestoi përse disa njerëz, qofshin edhe punonjës me rrogë, protestuan para Gjykatës.

Të ishim njerëz si duhet, për këtë rivrasje të katër martirëve, duhej protestuar jo vetëm para gjykatës, por duhej nisur protesta që nga presidenca, ku është edhe një truproje e krimit. Meqenëse nuk jemi të tillë, le të bëjnë qejf sa të duan ata që u bënë pjesë e krimit.

Share This Article
10 Comments
  • Dhe kane 26 vjet qe akuzojne ENVER HOXHEN dhe SIGURIMIN E SHTETIT se paska bere KRIME monstruoze!
    Haaaaaaaaa!
    Dhe kush i thote keto?
    Pikerisht ata qe kane VRARE keto 26 vjet me mijra vete dhe tani Gjykata e PDREJTESISE mbron KRIMIN duke i quajtur te pa fajshem!
    Keta gjyqtare jo vetem duhen shkarkuar urgjentisht,por duhet te jepen per ndjekje penale!
    A ka ne Shqiperi ndonje JURIST qe te jape DREJTESI?
    Ne se pas ketij vendimi haptaz te padrejte NUK DEL ASNJE JURIST te protestoje e denoncoje publikisht kete poshtersi makabre,atehere del ne ketu NUK KA ASNJE JURIST,qe te punpoje ne DREJTESI pas reformes se fameshme!
    Ky rast eshte vija e demarkacionit midis te AFTEVE dhe te PA AFTEVE,midis hajduteve,krimineleve dhe profesionisteve te ndershem dhe te afte!
    Ndryshe gjykatesit dhe prokuroret le t’i caktoje OKB-ja ku te mos kete asnje shqiptar!
    SHTETI SHQIPTAR ESHTE I RRENUAR TOTALISHT!
    Ky eshte “suksesi” i vetem i DEMOKRACISE KAPITALISTE ne keto 26 vjet!
    MJERE POPULLI SHQIPTAR!
    NGRIHU ENVER NGA VARRI,QOFTE EDHE PER 5 MINUTA!

    • Rrenjet e pushtetit te Edi Rames,jane ngulur thelle ne gjakun e kater kurbaneve te 21 janarit.
      Pushteti i Edi Rames,edhe sot,5 vite pas protestes fashiste te organizuar nga partia socialiste,ushqehet nga gjaku e atyre kater kurbaneve.
      Pushtet vampiresh.E kane ne ADN.Te trasheguar nga eterit e tyre komuniste,qe me gjak e moren pushtetin,me gjak e mbajten ate per gjysemshekulli.
      Eshte ne traditen e te majteve shqiptare,ka me shume se 70 vite,qe pushtetin ta marrin me gjak,ta ngrene mbi gjak e te mbahen prej tij.
      Por,me Edi Ramen dhe me rilindasit e tij,ka ndodhur edhe dicka me e rende se kaq.
      Shumekush mund te thote se a ka gje me te rende se ta ngresh pushtetin mbi kurbane njerezore?!
      Une them se po.
      Komandantin e te ashtuquajturit “grup i zjarrit” me 21 janar 2011,Edi Rama e beri…rilindes!
      Po,po.Komandantin e grupit te zjarrit,Edi Rama e beri rilindes.
      Edhe i beri kurbane viktimat e shkreta,edhe ate qe vete socialistet e quajne vrases,Edi Rama,e ben rilindes.
      Pasi i beri kurbane viktimat e shkreta,tallet me to.Tallet pameshire.E bashke me te,tallen te gjithe socialistet, mercenaret dhe sherbetoret e tij.
      Te gjithe e dine per ke eshte fjala.Por,per kete mediat e qeverise heshtin.Eshte pune e tyre.Eshte turp i tyre.Le ta mbajne.Nuk na duhet.
      Per 21 janarin eshte thene e c’nuk eshte thene.Por meqe jemi edhe ne momentet,kur Sali Berisha akuzon direkt Edi Ramen me socialistet e tij,si antikombetare qe duan te bejne dallime esenciale mes shqiptaresh,apo me mire mes krahinash,ku njera prej tyre,s’mund te nxjerre tjeter,vecse kriminele,ia vlen te themi dy fjale per nje aspekt vecanerisht te ogurzi te protestes kriminale te 21 janarit.
      I ashtuquajturi “grupi me agjende tjeter”,i pagezuar keshtu nga ish-ambasadori amerikan Arvizu,ishte i perbere ,ne pjese derrmuese,nga rrugecer,halabake e kriminele ordinere nga Veriu.
      Ky grup kriminal ishte mbledhur nga deputetet socialiste kriminele te Veriut.
      Ky grup kriminal kishte per detyre te shkaktonte me patjeter gjakderdhje masive.Direktiva e Rames,e bere publike vetem disa ore para protestes,ne nje tv kombetar,ishte qe Bulevardi i Madh te mbushej kamare me viktima.Me kurbane.
      Madje,edhe protestes kriminale,i printe nje verior,me veshje kombetare veriore,me flamur…
      C’perversitet socialistash,more aman!
      I them keto,sepse,Edi Rama dhe socialistet e tij,vetem keshtu i shohin verioret.I shohin si kriminele.I shohin si bandite.Dhe,si te tille,vec,mund te perdoren.
      Edi Rames dhe socialistet e tij,i respektojne verioret per aq sa ata u japen voten.Per kete vetem.Merret me mend lehte se per cfare respekti behet fjale.Nje respekt te tille,vetem socialistet shqiptare,pasardhesit e komunistve barbare shqiptare,mund ta kene.
      Perhere kur flitet per 21 janarin,per pjesen e dhunes se ushtruar nga opozita e kohes,pra per dhunen ndaj policeve paqesore atebote,analistet e majte,gazetaret e majte,kane kohe qe kane paraqitur nje teze shume kriminale,shume antikombetare,shume antishqiptare.
      Keta sherbetore te pushtetit,thone qe: Po,eshte e vertete qe pati dhune ndaj policise nga demostruesit,por,ata ishin…veriore!!!…
      Ata ishin nga Veriu,te mbledhur nga Toma,Prenga, Frroku etj.
      Domethene,edhe ate qe e pranojne si dhune te shkaktuar nga socialiste,ia mveshin verioreve!
      Thone veriore ne studiot televizive,dhe ne shkrimet ne shtyp.Por,ne bisedat e lira,perdorin termin “malok”.
      Pra,pohojne: Po,eshte e vertete qe pati edhe nga ne dhune,por…ishin maloket…maloket e mbledhur nga Toma,Frroku e Prenga!
      Ky eshte vetem njeri aspekt i erret i protestes fashiste te organizuar nga Rama dhe Partia Socialiste me 21 janar 2011.
      Per mua,eshte me e erreta.
      Sepse,eshte aspekti i saj percares krahinor.
      Eshte aspekti i saj antishqiptar,antikombetar.

      • Po Clausi, cfar picken e semes kerkon,qe fut humdet e porsa dale nga gjirizi,ku e ushqen Kanibali i Vicidolit ?!

  • Po rri urte or Islami se ato 4 te vraret e 21 janarit do ta dhjesin ne surrat kete Ramen po te dalin sot lugat prej varreve. Gjeja e fundit qe mbajne mend ishte protesta kunder Ilir Metes kur e pane ne video me pazare 700 mije euro. Gjeja e pare qe do shohin sot eshte Meta Kryetar Kuvendi dhe Rama Kryeminister. Per aq vlejti ajo protesta e tyre ateher se varferi e maskarallek lane dhe varferi e maskarallek me teper do shohin sot.

  • 2016 ESHTE NJE VIT qe nuk do te shkoje
    pa u vene re ne librat e Historise ,
    Ky do te jete viti i rebelimit Global , i ndryshimit
    Ku deshira per drejtesi e liri
    ka trembur ” rrjetat ” e erta te Frikes .

    Ndersa jemi deshmitar , te nje revolucioni Frances ,
    ne Brazil per te qene i sakte
    popullsia Indigjene eshte ribeluar
    kundra ”’ Kostumit e Kravates ” te njohur si Bisnesmene ,ose pergjegjesve te shkaterimit mjedisor , jo vetem ne Brazil por ne te gjithe boten .

    Ja fjalimi i dorzuar nga fisi
    Xingu Capo , qe me siguri do te mbahet mend ne te arthmen ,si nje fjalim i shkurte e Konçiz , por qe prek edhe zemrat e atyre
    qe kujdesen per natyren e banoret e Tyre .

    ”””” Ju nuk keni te drejte te shkateroni lumin tone ,
    Nenat Xingu nuk do ta lejojne ate ”’

    ”” Ne kemi vendosur qe Fjala juaj nuk ka vlere ”’

    ”’ Bizeda behet mbi Ne , dhe ne kemi vendosur
    se nuk duam asnje Qindarke nga LEKET TUAJA TE PISTA .””’

    ”’Ne nuk pranojme asnje DIGE mbi lumin tone ,
    LUMI yne nuk ka çmim ,
    Dhe nuk eshte ne shitje ,
    Te hame peshkun tone nuk ka çmim ,
    si dhe Lumturia e niperve tane nuk ka çmim.”””

    ”’ Ne kurre nuk do te ndalojme se luftuari , te mbrojme shtepine tone , dhe ju ””Bisnesmen ”’
    ketu nuk jeni te mirpritur .”””’

    Fiset indigjene , mbrojne teritoret e tyre ,

    Kurse ne Shqiperi vetem ajri ka ngelur pa privatizuar ,
    Ku neser do te na kerkohhet Takse edhe per Pordhet , ne formen e takses PROGRESIVE ,
    Ku edhe te papuneve u kerkohet takse ,
    si te pa Pune ??????
    Po kur skam leke ç’fare te jap ?
    Shpirtin ….
    Ky eshte sistemi i ketyre 26 viteve .
    Ne Medio – evo jetohej me mire

  • Eh,me ne fund degjova nje ze te vertete gazetari,qe i ben thirrje qytetarit te ndergjegjesohet per emrin qe mban,pamvaresisht,punes qe ben,qe te ngrihet dhe te protestoje,para institucioneve,qe i kane pushtuar funderinat e Saliut,qe funksionojne ne te kundert me detyren,nje mafie e eger e legalizuar,ne nivelin me te larte konstitucional dhe pushtetar.
    Dhe ne te kundert me kete,protestojne funderinat e bandes se sali haxhi qamilit,aty dhe duke parakaluar dhe para kryeministrit duke tundur trofet e shkaterrimit te tyre.

  • i ndyeruari Claus

    kush do qofsh pasi ketij emri ndonje monster si

    Artan hoxhe Spiuni
    Frrok Cupi
    Mehmut Elezi

    nuk ka shume rendesi.

    ne nje pike jemi dakort qe ;

    problem ne shqiperi nuk eshte krimineli berishe pasi ai hapur fare ka deklaruar se ka kryer krime dhe eshte krenar per te.

    faji kryesor eshte i baballareve te berihskriminelit qe jene elez biberaj dhe bill rajerson

    faji ansor eshte dy ambasdoreve donald & helmut qe ne menyre te lexueshme jane pro kriminelitropojes

    faji ansor eshte dhe i dyshes RAMA-META qe po bejne nje tradheti kriminale..pra jane te tredhur nga miqte qe per aresye stabiliteti po shkelin me kembe kombin shqiptar.

    Me nje fjale

    Tradhetia apo gafat e rames nuk mund te shpetojne monstren berishe nga ndeshkimi popullor…BILES NUK KA DONALD LU EDI RAME APO OBAME TE SHPETOJE PERBINDESHIN BERISHE

    ESHTE TURP PER AMERIKEN ….BE DHE …NATON QE AKOMA TOLEROJNE NJE PERBINDESH SI KY ME POSHTE

    Epopeja 25 vjecare e pabesueshme e krimeve te perbindeshit Berishovic 1-puci shtetit 1991

    1-puci shtetit 2 prill 1991
    2-lufta veri-jug 1997
    3-kater mije te vrare ne 1997
    4-urdheri per sulm kimik 1997
    5-remzi hoxha
    6-fshehja e kumbaros
    7-kosta trebicka
    8-fatmir xhindi
    9-oficeri shikut
    10 gjyqtari konomi
    11-viktimat e gerdecit
    12-protestuesit e 21 janarit
    13-akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
    14-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
    15-ktheu k/m ne spital fushor
    16-refuzoi dorzimin e gardisteve
    17-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
    18-perdhosi k/prokuroren di lavire
    19-ofendoi k/shikasin si pucist
    20-kercenoi ramen me egzekutim
    21-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
    23-u fshine filmimet
    24-u ndrruan tytat e armeve
    25-u dekorua burri shtetit
    26-u dekorua ylli ne ngjitje
    27-u menderosen ekpertizat e FBI
    28-u zevendesua presidenti
    29-u zevendesua k/prokurri
    30-u zevendesua k/bashkiaku
    31-u zevendesua k/shiku
    32-u terrorizuan gazetare
    33-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
    34-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
    35-genocid fisit haklajve
    36-tritol te varezat e haklajve
    37-bulldozer te shtepia e haklajve
    38-vrasja mafjoze e Mirush Matit
    39-thika pas shpine Bujar Kaloshit
    40-vrasja e Aleks Kekes
    41-masakrimi Edi Rames
    42-masakrimi Zamir Dules
    43-masakrimi Bardhok Lales
    44-vrasja Florian Viles
    45-egzekutimi Anton Gjergjit
    46-egzekutimi Vaid.Lames
    47-perndjekja e Zef Brozit
    48-perndjekja e gjen.Luan hoxha
    49-perndjekja e Shinasi Rames
    50-terrorizimi Eduart Sallamit
    51-terrorizimi Arben Dukes
    52-rrahja e Paskal Milos ne Bruksel
    53-burgosjae e A.Frangajt
    54-burgosja e A.Ristanit
    55-vdekja misterioze P.Arbnorit
    56-vdekja misterioze Safet zhulalit
    57-vdekja misterioze Ali Spahia
    58-vdekja misterioze Besnik jacellit
    60-vdekja misterioze Gezim Dibra
    61-egzekutimi ahmet krasniqit
    62-egzekutimi ilir koloshevcit
    63-vdekja misterioze xhavit hana (prokurori gerdecit)
    64-eleminimi misterioz i L.Ihsanit (sekretarja berishes 13 vjet)
    65-vdekja misterioze Bashkim Gazidede
    66-vdekja misterioze Ferit R.Hoti
    67-vdekja misterioze Tani Topit
    68-vdekja misterioze Gramoz Pashkos
    68-Eleminimi Gani Malushit
    69-nxjerrja ne prite e azemhajdarit
    70-vrasja e 10 komisareve te policise
    71-vrasja e mbi 500 policeve ne detyre
    72-ngujimi i 3110 familjeve ose jane gjak
    73-…1800 te vrare me kanun
    74-prishjen e qeverise stabilitetit 91′
    75-fronezimi i janullatusit
    76-aderimi ne konferencen islamike pa referedum
    77-sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
    78-furnizimi me nafte i milloshevicit
    79-vjedhjen e votimeve 96′
    80-rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
    81-rrezimin e shtetit dhe vellavrasja ne 97′
    82-grushti i shtetit shtator 98′
    83-impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
    84-miratimi i varrezave te ushtareve greke
    85-injorimi total i ceshtjes came
    86-shitja e detit jon
    87-implikimi me ligjin e plehrave
    88-vjedhje e votimeve ne 2009
    89-prishja klasave sportive
    90-prishja e rrjeteve kulluese
    91-tallja me shkollene plepave
    92-masakra e 21 janarit
    93-vjedhja e votimeve 2011
    94-perdhosja e luftes N.CL
    95-glorifikimi i satrapit zog
    96-deklarata qe kemi gjak turku.
    97-Shitja e resurseve strategjike
    98-lidhja me mafiozet e podestes
    99-parlameti i ri
    100-stadiumi i ri
    101-xhamia e re
    102-rruga e Arberit
    103-rrethrrotullimi ne unaze
    104-h/c skavices
    105-h/c devollit
    106-mullinjte e eres ne karaburun
    107-centrale atomike per tu bere superfuqi
    108-hekurudha tirane-pekin
    109-superfuqi arroresh
    110-mbjellja e 10 miljon rrenje ullinj
    111-kalimi borxhit jashtem 66% (falimentim)
    112-mos pagimi 500 miljon investitoreve
    113-demi me “Cez-in” rreth i miljard dollare
    114-Krimi me TEC Vlore mbi 200 miljon dollare
    115-qindra miljone me pronaret e tokave (strasburgu)
    116- mashtrimi i te perndjekurve politike ne pagesa
    117-mashtrimi kriminal me legalizimet
    118-deshtimi i censusit
    119-vjedhja e 300 miljon dolarev te rruga kombit
    120-shitja e hidrocentraleve
    121-shitja mafjoze e armatimeve
    122-shitja e reparteve ushtarake + shqup-in
    123-deshtimi i shitjes albetrolit dhe armos
    124-linja e tramvajit Lulit ne tirane
    125-shqiperia 1-euro
    126-denoncimi i Hysen Shoshorit
    127-enoncimi i Margarira Kostaqit
    128-tjetersimi mafjoz i Shqup-it
    129-tjetersimi mafjoz i ambasades kineze
    130-tjetersimi mafjoz i sh.o. Fier
    131-ri-aprovim i ardhjes milionave ton plehrave
    132-tejkalimi borxhit public mbi 65%
    133-borxhi ndaj biznesit 1 miljard dollare
    134-borxhi stratosphere me Cezin
    135-cmenduria me emrin e bjeshkeve te nemuna.
    136-perdhosja e eshtrave te A.Hajdarit dhe VK.
    137-lejimi i rajersonit ne fushate elektorale 1992
    138-mos hapja e dosjes se sigurimit shtetit
    140-poshtrimi i Jon Withersit
    141-poshtrimi i Arvizuse
    142-loja me LHL
    143-komplloti Sokol Olldashit
    144-loja me lazaratin
    145-helmimi Ferdinant Ponit
    146-pagesa e vrasjes se Santos
    147-teatri qe po luan me Fullanin
    148-uzurpimi bsh
    149-uzurpimi i bankes Santos
    150-“Dasma” per kapjen e nipit enverit
    151-‘Nxjerrja” e kalibruar e videos Metes
    152-Nxjerrja” e kalibruar e kamikazit Doshi
    153-Perdorimi i Dritan Priftit si Video Master Spy
    154-Neni naziskin 24/1 i 1992 (shpartallimi shtetit)
    156-komisjoni varrim –zhvarrimeve
    157-kanibalizmi ne varrezate kombit 3 maj 1992
    158-shkarkimi illegal i maks haxhise 1998
    159-mos kallzimi I krimit te doshit 3 muaj
    160-paisja e familjes & fisit me pashaporta dipllomatike
    161-paisja e 10 terroristev islamike me pashaporte shqiptare 93’
    162-enigma e goditjes dhe vdekjes Agim Shukes
    163-ultimatumi drejtuar Qazim Gjonajt per gjyqin e 2 prillit
    164-presioni mbi Prele martinin per gjyqin e 2 prillit
    165-enigma e arit londres (1993 me rajersonin)
    166-enigma e kaparit te albetrolit 2012 (mbi 85 milon $)
    167-enigma e pallateve nga malajzi a ne laprake
    168-emrimi I gazidedes ne shik (master spy)
    169-takimi sekret me milloshevin (1995)
    170- takimi sekret me gjeneralin Boban te vila nr 4
    171-takim I fshehte me Ivanovicin ne Kras Montana
    172-reabilitimi I kriminelit Gazidede 2005
    173-reabilitimi I kriminelit Agim Shehu 2005
    174-shkaterrimi dhe demtimi I hekurudhave
    175-prishja e hekurudhes milot rreshen klos
    176-zhdukja e stacionit trenit Tirane
    177-ofendimi I NY TIMES leter higjenike
    178-shkon ne USA 1992 me ndihmen e nje big-shefi te Cia-s
    179-skandali Levan-Fier( fari balliu-alpine)
    180-Debimi I Mustafajt para vizites Bushit
    180-ngritja e permendores bushit si bythlepires I tij
    181-skandali nipi berishes ne hotel dajti (koburja e dritanit)
    182-250.000 euro Jean Paul Carteron ilegalisht ne 2006
    183-urdherohet qe kontrata me JPC te mbahet teper secret
    184-skandali kombetar me shkollen greke Omiros ne korce
    185-denimi Top Channel me 13 milion euro
    186-Trafik I madh armesh me Armenine
    187-Skandal dipllomatik me azerbajxhanin per keto arme
    188-digjet policia gjirokastres nga lazaratasit-shtator 2007
    189-i falen Tom Ridges 500.000 $ per 2 seminare (9/2007)
    190-Damir Fazllic ne kasafortat e sigurise kombetare me T.Ridge
    191-shkarkohet prokurori Sallaku per aresye banale si ndonje fshesaxhi
    192-Argita B. fshin biznesin e saj nga regjistri kombetar (shkurt 08’)
    193-pagesa ilegale Vatres-usa per 100 vjetorin (sa fukarenj ne usa)
    194-Spoti turistik n CNN-300 000 $ kater here me shtrejt se normalja
    195-Kapet 1 kg heroine te makina ambasdorit ne Itali , Lesh Kola
    196- Prangoset shoferi A.Selmanllari si drog-diller-mik personal i Xenit Sales
    197-Autobote te qeverise kapen duke ujitur drogen e Lazaratit
    198-Debohet ne shtator 2008 nga shqiperia FMN
    199-Debohet k/hetuesi Shtylla (kishte gerdecin dhe rrugen e kombit ne process)
    200-Skandali plazhi gjeneralit- mbrapa qendron dyshja malltezi-patozi
    201-Super Skandali Jales -del kollovari J.malltezi si mafje e tokave
    202-Skandali ne Porto Romano-Argita –Fazllic
    203-Gold-Argita” i lyp “Zafar Ansarit 3 miljon dollare rushfet
    204-Jamgjarper Malltezi gllabron ish klubin Partizani
    205-Karaosmania e Nishanit gllaberon ish seline e PD
    206-Urdherohet pergjimi ambasadave dhe opozites nga SH.I.U
    207-Transferohen nga zyrtare vendas 1.3 miljard dollare raporton G.F.I.
    208-Shkarkimi I disa gjeneraleve rebele dhe zevendesohen me beadle
    209-Nuk hapen kutite per 2009,dhe digjen fletet e votimit para afatit
    210-Hapen kutite per 2011 dhe ndryshohet rezultati (po mengeperveshuri ?)
    211-Ortakja e Argita B. Flutra Kola blen Croën te Fazllicit 2 miljon $
    212-Gazidede takon Arkanin ne Durres 6/94 me miratim te Berishes per naften
    213-Themelohet kompania Shqiponja me “boss” Tritan Preshin.
    214-Berisha posedon disa zyra perandorake private te pa raportuara..
    215-Argita zoteron vila multi milioneshe te pa justifikuara-lalez etj..
    216-Shkelzeni zoteron vila sheikesh ne garden,farke,mullet .L.A.etj.
    217-Akuza ndaj Hajdarit si spiun i SS dhe organizator i 2 prillit 1992
    218-Ngritja e lapidarit per “spiunin dhe vrasesin “e Shkodres
    219-Dekorata dhe honorari 1,6 miljon dollare per Nicola Arsidin
    220-Trafikimi naftes ‘Virxhin-Kulicaj” fitimi 75 miljon dollare
    221-Blerja e nje super benzi BUNKER-700 miljon leke.
    222- Porosit helikopter superlluksoz VIP ne France (eurocopter)
    223-Porosit nje veprim terrorist me helicopter mbi shtepine e Bamir Topit
    224- Mban gjithmene rrotull nje “polici secrete civilesh ” 50- 100 vetash
    225-Fimohet vila Rames ne 13 shkurt 2013 me helicopter me urdher te SB
    227-Urdherohet ne 97’ nga SB sulmi mbi amb. amerikane ( Izet Haxhia)
    228-Sulmohet me urdher te tij kontigjenti gjerman (ka filmime)
    229-Kurdiset nga SB truku I bombes te Vefa ne 96’ me Anton Gjergjin
    230-Bomba u “kurdis” per te akuzuar “Hakmarrjen per drejtesi”
    231-Largohet FMN se sinjalizoi rrezikun per fajdet 96’
    232-Kercenohet Kristaq Luniku per mos mbylljen e firmave
    233-SB deklaron se VEFA+ Gjalica = dallendyshet e kapitalizmit
    234-SB deklaron ;Parate e shqiptareve ne firma me te pastrat ne bote
    235-kercenohet me jete Izet Haxhia pas intervistave nga Gestapo SB
    236-Akuzohet Xeni Lirijes si drog diller nga Izet haxhia
    237-Miratimi I devijimi I rruges Egnatia nga Durrsi ne Igumenice
    238-Investime serioze ne Tropoje nga qeveria Pedere-afer zeros
    239-Abandonon shtepine ne Vicidol-kthehet haur lopesh e gomeresh
    240-I fal oborrtareve mbi 100 licensa h/centralesh ,miniera e hidrokarburesh
    241-Trafik me Libine –Lul Basha takon Kadafin personalisht “tet a tet”
    242-Lirohen te burgosur vrases per votimet e 2009 me urdher te SB-LB
    243-Menaxhohet direkt nga SB kolumbianizimi-prodhimi droges- 5 miljard $
    244-permbytja e pare e shkodres ndodh 1 here ne 100 vjet (tallje )
    245- permbytja e dyte e shkodres ndodh 1 here ne 1000 vjet (tallje funebre)
    245-Gerdeci I dyte ne Dhemblan Tepelene-maskohen vrasjet dhe krimi qeveritar
    246-Burgosja e Nanos si terrorist per kavanoza receli t ndihmave
    247-KURSE Lul Berisha vjedh gjysem miliardi ne RR.K dhe mbete yll ne ngjitje
    249-SB deponon ilegalisht ne amb.amerikane per 14 shtatorin 1998
    250-Ve mafjozin Hajdin Sejdia keshilltar te pare ekonomik ne qeverine e 1992
    251-Largon Leka Zogun si qen ne 20 nendor 1993
    252-prag skandali armatosur ne hotel dajti me LZ
    253-Nga trajtimi LZ si qen I ngre permendore si karadyzen
    254-SB me keto krime eshte diskretituesi me I madh I USA-s
    255- SB me keto krime eshte djalli I Lugut te zit e tropojes qe po
    ri-ngre Enver Hoxhes lavdine sin je nga Kolloset me te medhenj qe ka nxjerre njerzimi
    kur shikon sot kete popull qe eshte shpefyteruar,kete klase politike antishqiptare,keta ish te perndjekur politike akoma me gaveta neper duar,keta intelektuale te sklerozizuar,keto medium dhe gazetare tevet-censuruar,ate vend qe eshte kthyer ne nje kombinat gjigand prodhimi dhe tranziti droge me vlera kozmike,ku krimi ,droga,prostitucjoni,tradhetia , kurvelliku politik dhe hipokrizia unlimited e nderkombetare automatikisht “pa deshiren” tone e vene Enver Hoxhen Burrin me te madh qe ka nxjerre kombi shqiptar ne nivel me gjergj kastriotin

  • Pse me keto enderra ne ajer do ta shtyje Rama qeverine? Ka 3 vjet Kryeminister, kur do kuptoje se populli nuk ushqen femijet dot me perralla e ma ca histori po njelloj te perseritura. Flisni per hallet e ketij populli o gazetar vidhi se u bet legena me po 2-3 histori e me 2-3 tregime te perseritura si pllak gramafoni e vjeter. Do te jetoj populli e jo te degjoje gjeneral a rreshter gramafonesh po nje lloj. Pse kjo eshte qeveria per perralla apo per halle njerezish. Sot ka varferi o gazetar, ate shikoni ti dhe ai palloshi Kryeminister. Nuk kalon me koha me perralla. Ka vajtur thika e varferis ne palce popullit e ju ala me 21 janar .

    • o realitet or mysybet

      ketu qendron krimi i Rames qe fali shtrigun berishe per:

      500 miljon dollare te rruga kombit

      per 800 miljon dollare te borxhit brendshem

      per rreth 1 miljard dollare ne demet e cezit

      per miljarda te vjedhura ne armatimin shqiptar si ne gerdec etj me fazllicat dhe tom rixhat

      borxhi i jashtem mbi 70 perqind (falimentim)

      Pra rama mori nje shtet me financa te kapitulluara dhe u tregua “i bute” me drakulen e sheqeres

      ashtu si e katandisi salibisha ekonomine ne 2013 as obama nuk ka cfare ti beje

      tung!

      dhe mos harro se vila e shkerdhen & arqita berishit ne gjirin e lalzit eshte me e madhe se e donald trampit

      • dasara e pes karave. ; Ne 2013 Berisha e katandisi Shqiperine me borxh publik 62%. Rama ne 2016 per ” hater ” te Berishes e beri borxhin publik 74%. Po ku dini gje ju budallenjte militante nga ekonomia, ju vetem mbllacisni bajgat e propagandes Rames. Shko e pyet, budallaqe, sa ishte dhe sa eshte borxhi publik. Kujdes mesoja emrin mire me pare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *