Dy vrasje të tjera kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit përveç krimit të dyfishtë të mëngjesit të së martës në Laç. Një 41-vjeçar, Muharrem Lule, vdiq pasi u godit me grusht nga Hekuran Meçanaj teksa pinin bashkë me 4 të tjerë në lokalin e fshatit Buzëmadh të Fierit. Kurse mbrëmë rreth orës 21:30, biznesmeni Ramazan Lama, 55 vjeç, u vra me automatik brenda lokalit të tij në fshatin Shullaz të Kurbinit dhe policia arrestoi si të dyshuar kushëririn e tij Fatmir Lama, 60 vjeç. Për ngjarjen e parë shkak është bërë alkooli, kurse për krimin e dytë janë të paqarta konfliktet mes të afërmve.
Vrasja në Kurbin
Një tjetër vrasje tronditi Kurbinin mbrëmjen e djeshme pas një sherri mes kushërinjsh që dyshohet se ka për motiv pronësinë. Biznesmeni Ramazan Lama, 55 vjeç, është qëlluar për vdekje në lokalin e tij në fshatin Shullaz me armë automatike “Kallashnikov”. Krimi ka ndodhur rreth orës 21:30, ndërsa policia vendore tha se arrestoi pak minuta pas ngjarjes si të dyshuar Fatmir Lamën, 60 vjeç, banues po në fshatin Shullaz dhe kushëri i parë me viktimën. Paraprakisht mësohet se Ramazan Lama kishte në pronësi përveç lokalit edhe një firmë “Security”, por grupi hetimor po kryen verifikime për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje. I arrestuari nuk ka dhënë shkaqe të qarta pas ndalimit. Nuk dihen motivet e krimit dhe janë ngritur disa pista. Vrasje për pronësi dhe për motive të dobëta. Po pyeten banorët dhe familjarët për të mësuar rreth konflikteve që dy kushërinjtë kishin kohët e fundit.
Vrasja në Fier
Ka mjaftuar vetëm një goditje me grusht që grindja banale për rakinë në lokalin e fshatit të përfundonte në tragjedi. Muharrem Lule, 41 vjeç, dha shpirt pak minuta pasi u godit në fytyrë dhe ra përtokë me kokën mbrapsht dhe u plagos rëndë. Krimi ndodhi në fshatin Buzëmadh të komunës Cakran të Fierit, orët e vona të mbrëmjes së martë, teksa një grup banorësh po pinin së bashku në lokalin e fshatit dhe janë konfliktuar mes njëri-tjetrit. Policia arrestoi si të dyshuar për ngjarjen nën akuzën “vrasje nga pakujdesia”, 36-vjeçarin Hekuran Meçanaj dhe 3 shokët e tij që fshehën krimin duke mos treguar rrethanat e ngjarjes, por e paraqitën si aksident. Ata janë Florian Salihaj, 52 vjeç, Kastriot dhe Arti Idrizi, 59 dhe 32 vjeç, të afërm, të gjithë nga fshati Buzëmadh, të dyshuar për “moskallëzim krimi”. Policia konfirmoi se ngjarja është aksidentale, por mes burrave ka pasur një grindje për motive banale, e ndikuar edhe nga efekti i alkoolit.
Të arrestuarit për ngjarjen:
Hekuran Meçanaj, 36 vjeç, “vrasje nga pakujdesia”
Florian Salihaj, 52 vjeç, “moskallëzim krimi”
Kastriot Idrizi, 59 vjeç, “moskallëzim krimi”
Arti Idrizi, 30 vjeç, “moskallëzim krimi”

Koken hengshin,
RAKIA…..nje tjeter kallashnikov ne duart e shqipetareve….po rakia pihet per qef e muhabet apo te perdoret justifikim per vrasje? Eh mo njerz o kafshe cfare te them.jeta eshte shume e shkurter qe zoti i solli me deshire njerzit dhe vjen puna nje pijanec te heq jeten…..oooooooo zot ku po vete ai vend ku nuke njeh tani me kusheri,baba..nene sepse njerzit kane leviz nga binaret.
SHTET I KORRUPTUAR DHE DREJTESI E KORRUPTUAR!!