Zbardhet vrasja e Këlcyrës, policia arreston autorin: Ishte grabitës serial

anazapta

Policia e Gjirokastrës ka zbardhur vrasjen e ndodhur dy ditë më parë në Përmet si dhe ka vënë në pranga autorin e krimit. Jetjon Veizi, 25 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, vjedhje me dhunë e armë të një shtetaseje dhe një shtetasi  në Tiranë si dhe për  vjedhje me armë të kazinove po në Tiranë, është vënë në pranga për vrasjen e Andi Naçit, ngjarje e ndodhur në dt 13 maj në Këlcyrë. Në momentin e arrestimit, autori i krimit ka bërë rezistencë, duke shkëmbyer zjarr me policinë, deri në momentin kur i janë mbaruar municionet. Pasi i kanë mbaruar fishekët, Veizi ka tentuar të largohet me vrap, por nuk ka mundur t’i shpëtojë rrethimit të uniformave të policisë, njërin prej të cilëve e ka plagosur në dorë me thikë. Atij i janë sekuestruar arma e krimit pistoletë, dy thika të mëdha, një çekan, një kaçavidë dhe një maskë.

Në lidhje me krimin e kryer dy ditë më parë, policia ka zbuluar se “Jeton Veizi ka dashur fillimisht të vrasë drejtuesin e taksisë dhe më pas pasagjerët, me qëllim grabitjen e automjetit dhe të pasagjerëve, por në momentin e parë pistoleta nuk i ka shkrepur dhe pasi e ka mbushur me shpejtësi nuk ka mundur dot të realizojë qëllimin e tij dhe ka mundur të vrasë vetëm shtetasin Andi Naçi , pasi drejtuesi i taksisë kur ka parë që  ky shtetas ka mbushur pistoletën për herë të parë dhe nuk i shkrepi ka ndezur makinën e më pas i ka dhënë gaz duke detyruar shtetasin Jetjon Veizi të zbresë në ecje e sipër nga automjeti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas krimit, Veizi është në mal dhe gjatë ditës së djeshme ka tentuar të largohet për në fshatin Fratar të rrethit Përmet, ku ka shtëpinë e prindërve.

Ndërkohë, pas identifikimit të tij, policia e Gjirokastrës ka zbuluar se Veizi kishte precedentë penalë. Ai është dënuar tre herë  për vjedhje dhe ishte i shpallur edhe në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi ky shtetas në vitin 2012 ka vjedhur me dhunë nën kërcënimin e armës varësen e floririt nga qafa e një shtetaseje. Gjithashtu në vitin 2012 ky shtetas nën kërcënimin e armës ka vjedhur me dhunë një shtetas në Tiranë, si dhe ka grabitur me armë një kazino në Tiranë.

 

 

Share This Article
6 Comments
  • Po pse nuk e vranë në aksion e sipër ? Se, të jeni të sigurtë, për pak gjykata do ta lirojë !

  • e smadhova fotton dhe shiqova gjdo detaj te natyres fiziomonin e fiziken e tije dhe fytyra e PORTRETIT te tije korrespodon me nje njeri te QMEDUR MENTALE.

  • e smadhova fotton dhe shiqova gjdo detaj te natyres fiziomonin e fiziken e tije dhe fytyra e PORTRETIT te tije korrespodon me nje njeri te QMEDUR MENTALE.prerja e flokve dhe veshja dhe SHIQIMI tregone arrogancen brytale qe ka ky njeri.duhet krejte kta kriminel te qmandur arrestuar e BURGE te PERJETSHUM.paramendoni po ti kishte sulmuar turista te huaje ky njeri,dhe cili kishte me qen RREPUTACIONI internacional per SHQIPRINE.e dua shqiprine si SYT e ballit dhe mos te mendoj dikush se po kritikoje,por ne shume portale interneti dhe spjegime direkte qe marrin turistat nga shtetet e tyre,shqiprija klasifikohet si vende-shtet i pasigurt dhe shume i RREZIKSHUM.mirkuptim pershendtje nga zvicra.

  • per gjuhe ta varin ne mes te qytetit qe ta shohin te gjithe. Si guxon ky maskara te vjedhi djersen qe derdhin te tjeret per te nxjerr buken e gojes. Ta vrasin si qente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *