Një 39-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri gjatë natës në Torino të Italisë.
Banorët njoftuan policinë për të shtëna me armë zjarri rreth orës 03:30.
Sipas dëshmitarëve, kanë qenë dy persona të paidentifikuar që qëlluan me armë ndaj shqiptarit 39-vjeçar.
Ky i fundit mbeti i plagosur në gjendje të rëndë dhe u dërgua në spital, ku dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.
Autorët qëlluan tre herë me armë, thotë policia italiane.
Ata janë shpallur në kërkim.
Hetuesit dyshojnë se shkak i ngjarjes mund të jenë konfliktet mes grupeve shqiptare.
Ndërkohë, mediat italiane nuk kanë bërë të ditur identitetin e shqiptarit të vrarë.
