Vrasjet e grave, Topalli: T’i themi mjaft këtij tmerri

anazapta

Jozefina Topalli reagon në Facebook ndaj 3 vrasjeve të grave që kanë ndodhur ditët e fundit. Në profilin e saj, Topalli fton mbështetësit t’i thonë “mjaft” dhunës ndaj grave dhe poston bashkëngjitur edhe videon e  aktivitetit që ajo vetë drejtoi para pak muajsh kundër dhunës ndaj gruas.
“Të dashur miq! Në tre ditë, 3 nëna, 3 gra u vranë barbarisht. Kjo është një çmenduri, një tmerr. Alketa Cani, Valbona Çarçani, Valbona Lleshi nuk janë më. Fëmijët e tyre jetojnë ferrin! Ato ishin nënat, të bukurat, të mrekullueshmet. Për të gjithë Valbonat, në tribut për çdo nënë, bëni share (nëse jeni dakord) për të thënë MJAFT! Jozefina”, shkruan kryetarja e Kuvendit në Facebook.

Share This Article
12 Comments
  • Po moj zonja xhuzefin,nana te bukura e te mrekullueshme iashin ,po cbere ti per to dhe per shume te tjera si to ….se ato jane pasojat enje shteti te krimbur ,pa asnje program social ….Ku jane pergjegjesite e shtetit ,sa turp ,sa turp ,u bem gazi i botes .Ja kesaj i thone “O sa mire me qen shqiptare “

  • GRA SHQIPETARE,
    Pa u thene ndal ketyre politikaneve te pa fe e qe shkaterruan shtetin keni per te perfunduar ‘prostituta me ferexhe’ per te majmur kete rrace antishqipetaresh qe po na shtypin.

  • TOPALLESHA,Shqipetarkave po u del gjumi.Mjaft abuzove si e pa fe me emrin e Jozef-it,e tani mbas krimit 22 vjet qe i ke bere ketij vendi kerkon ti lash duart (me facebook)si Pilati.
    Po ka zot femijet e tu do shkojne ne ferr, e femijet e te vrarave ne parajse.
    SHPREHU NE FACEBOOK KA APO NUK KA ZOT?

  • Keto jane frutet e politikes tende skandaloze Xhozefine. Keto jane rezultatet e idilit tend me kriminelin Berishe.

  • Nje leter e thjeshte per Zonjen Kryetare! Si ju dhe une e quaj nje tmerr, idiotesi, poshtersi, pa burreri, injorance, mosmirenjohje(Napoleon Bonoparti thoshte: “Une mund te kem te gjithe te metat e botes, por mosmirenjohes nuk jam), te ketyre lloj vampiresh qe ngrene dore mbi grate, vajzat e nenat, madje u shpreh familjeve e sidomos femijve ngushullimet me te mira nga zemra per humbjen e ketyre nenave… cilido qe te jete shkaku. Po kjo pune nuk kalohet, parandalohet e aq me pak te zgjidhet me nje mesazh. Jo! Vrasje nuk ka patur vetem keto ditet e fundit. Ato kane qene te perditshme per 23 vjet rresht. Ky ishte shteti yne “demokratik”. Shteti e roli i tij u shkaterruan prej kesaj klase te papergjegjshme politike, qe kur u tha per here te pare:” Krimineli iku ne drejtim te pa ditur”!. A thua ishte miush e u zhduk ne labirithe te nendheshme, te padukshme. Ne fillimet e perdorimit te kesaj thenie te papergjegjshme, nga fillimi i viteve ’90, ju mbase nuk kini faj se nuk keni qene ne elite, por 10-15 vjetet e fundit ju jeni pjese e mosndeshkueshmerise. Kjo eshte kthyer ne sistem tek ne.
    U grabit, u vra, u sakatua nje popull i tere qe lengon dhe duke qene se keto i bene njerezit e veshur me pushtet, nuk u ndeshkuan kurre. Pra njerezit qe i kryenin keto ishin te lidhur e mbeshtetur nga pushteti i zhytur ne korrupsion. Pergjegjesine nxirre vet. Sikur te ishte futur ndjekur, gjykuar, denuar nje minister e sidomos kryeminister do te ishte vendosur ligji, rregulli per 24 ore e, jo keshtu nje tmerr pa fund…
    Per hir te se vertetes kane qene me qindra faktet, ngjarjet, ndodhite makabre e deri te perbindshme ne vendin tone per ta bere kete. Nuk u be asnjehere. Politikanet tane kujtojne se ka te drejte ai qe flet me shume, qe del me shpejt e me shpesh ne TV dhe flet i fundit. Ngjarje shume te ndyra, te perbindshme, afera korruptive, vrasje ne bulevardin “Deshmoret e Kombit” qe monitorohet 24 ore, Gerdeci e me qindra te tjera u hodhen me konferenca shtypi duke “lare” pergjegjesine. U trumbetua me te madhe 21 janari si grusht shteti. Nuk u degjuan as ushtaraket e larte se kush eshte grushti i shtetit, por dollen lloj-lloj pushtetaresh pa e patur idene ne teori e praktike per te. Me qe ra fjala grusht shteti eshte nje grup njerezish te armatosur deri ne dhembe, terroriste, te pa lidhur me popullin e thjeshte, qe ne menyre te rrufeshme, te njekoheshme godasin institucionet shteterore duke vrare njerez te pafajshem, i marrin ato (instituicionet) dhe shpallin “fitoren”. Ky eshte grushti i shtetit e jo broçkullat qe u thane me tepri e pa dogane ne mbremjen e pergjakshme te 21 janarit.
    Une nuk po futem thelle ne menyren e rrembimit te Partise Demokratike qe sa lindi nga njerez qe tani i quani te pazvendesueshem, idhuj e ku di une se çfare. Nuk po futem tek humbjet e zgjedhjeve vendore te pak muajve me mbrapa te 22 marsit te 1992, Referendumi i humbur i 1994-es, zgjedhjet e vjedhura te 1996, firmat piramidale, tmerret e 1997, 1998, 8 marsi i Gerdecit, 21 janari, vrasje depudetesh, apo te njerezve te rendesishem per organet gjyqesore etj…shume te renda. Madje gjate ketyre viteve te ketij tranzitcioni kaq te gjate e te pakuptimte shqiptar, u krijuan Qeverri te Stabilitetit Kombetar, Qeverri te Pajtimit Kombetar, a thua do te pajtoheshin dy kampet ne kohen e “Luftes se Ftohte”. O zot, me thuaj çfare u ka mbetur tjeter pa bere kunder popullit te tyre, politikaneve tane?
    Shumica e ketyre çudive per t’ u çuditur ka ndodhur, kryesisht nen mbreterimin e partise tuaj, e cila jo vetem nuk ka njohur asnje faj e pergjegjesi, por eshte shoqeruar vazhdimisht me nje vrazhdesi te pa pare, me nje fjalor e gjuhe te pa denje dhe per rrugaçin me ordiner duke e “hedhur” me nje konference per shtyp. Pse kjo eshte demokracia? Duke u hequr kinse si demokrat nuk kane lene gje pa bere. Mirpo popullin nuk e ka lene kujtesa, populli i ruan ne memorien e tij bemat e renda e vjen nje dite qe te ndeshkon.
    U shkeputet shume nga populli qe u beri te njohur e te pasur. Moret rreth vetes kriminele, hajdut, zhvates te pasurise e votes(kjo e votes eshte dhe vjedhja me e madhe, me e papergjegjshme, me e pa skrupullt, me e perbindshme qe mund t’ i behet nje populli!) dhe nuk i ndeshkuat kurre, por u mjaftuat me ato konferencat per shtyp aq te shplara, aq te shpeshta, e te lodhshme deri ne stresim.
    Gjithesesi ju u kujtuat per keto fatzeza, se ata qe i mbollen e vaditen keto veprime per 23 vjet as duan t’ ia dine. Shume keq per ta. “Harrojne” se kane lene femije jetime, te ngujuar, te pa arsimuar, te varfer e te vobekt. Vetem police, perfaqesues te shtetit jane vrare mbi 200 vete. E mburren. Kapardisen. “Bum i madh ekonomik!”-thone. Po le te dalin njehere naten arinjt, ujqit, çakallet, gjarperinjt, neperkat, minjt e hijenat ne pushtet per te pare se si leshohen lepujt e pafajshem(populli) per te ngrene e mbledhur kanoçe per t’ i shitur per te nxjerre buken thate. Jo kjo qe ka ndodhur eshte e pafalshme.
    Fatkeqesia qe shoh ende eshte farsa per zgjedhjen e Kryetarit te PD-se. Me vjen keq qe nuk po reagoni. Njeriut, sidomos te zgjedhurit ne pushtet qe kinse duhet te jete me i miri, duhet ti flase zemra e jo buzet duke u hapur e mbyllur mekanikisht, duke prodhuar tinguj, fjale, fjali pa bereqet. Bounoparti thoshte: “Udheheqesi duhet ta kete zemren ne koke!”. Sa e bukur e brilante kjo thenie. Politikanet tane e kane jo ne koke, por ne xhep.
    Keto desha te te thoshja ne kete leter te sinqerte. Mendo e thuaj ç’ te duash. Mua me foli zemra e jo buzet. Ju beni si te doni…

  • po ate zonjen ne kamez qe e ngacmonte xhelal mziu ky donzhuan verior a dole ta mbroje ti zhosefin e leshit jane ato te mirat qe keni len ju tani qe te vun majen dhe pa pik turpi kini goj e flisni

  • Do qe Shkodra e Shqiperija te te falin gjynahet,pa le zoti qe na ka harruar:Jep doreheqje nga tere funksionet,dorrezo pasurine e pa deklaruar nje shtepije femijesh jetime e mbyllu ne ndonje manastir per tju lutur zotit te te laje mekatet.

  • Në një mëndje me ..@Bohotinën.
    Thjesht doja të shtoja se të bësh “share në facebook” për gratë që vriten nën sistemin demokratik, as nuk ngre figurën e kryeparlamentares as nuk i heq asaj përgjegjësinë për gjithçka ka ndodh në këtë vend nën udhëheqjen e partisë së saj dhe udhëheq

  • …udhëheqësit të saj të pa zëvendësueshëm. Shumë vonë për të derdhur lot ju z. Jozefina. Lot krokodili ka parë shumë ky popull, e veçanërisht gratë. Asnjë fjalë e juaja nuk ngushëllon më këtë popull. Më mirë lëruani vendin të rinjve e tërhiquni të paktën në respekt të këtij populli që ju duroi si shumë.

  • Po vajzat e Aleksit nga Lezha qe u vra me duar ne xhepa a nuk jane duke jetu ferrin moj plehre?
    Jozefina Coba ka qene bashkepunetore e sigurimit te shtetit, sikurse edhe e ema e saj qe spiunonte vellain e burrit kur ky doli nga burgu.

  • Politikanet ,intelektualet dhe analistet nuk deshirojne te shprehen se kombi shqiptar eshte i vecante ne ballkan: shume gjaknxehte, ekspresiv dhe per nje moment ben krim qe i kushton tere jeten vetes se tij dhe familjes.Zgjidhja me e mire per ata qe kryejne krime eshte te kerkojme te vihet ne kushtetute denimi kapital. Krimet ndodhin se krimineli mendon se do denohet 15-20 vjet dhe me amnisti do dale para kohe. Ky ligj qe eshte ne fuqi nuk po jep rezultate, duhet me cdo kusht ta vendosim me referendum denimin kapital.
    Eshte turp i madh ne nje vend evropian te kemi vrasje brenda familjes si dhe vrasje per prona e per cfardo aresye tjeter,te kemi rembim femijsh, te kemi perdhunime dhe vjedhje me maska.
    Imazhi i vendit dhe i kombit po shkon drej zeros. Duhet me cdo kusht ta kapim situaten.
    Disa mendojne se keto rjedhin nga pasojat ekonomike. Nuk eshte e vertete. Njeriu e kalon vuajtjen dhe veshtersine ekonomike sepse ne kohen e diktatures te iternuarit kane pasur vuajtje te tmershme psikollogjike dhe ekonomike dhe me vullnet ja dolen. Shkaku i krimeve eshte te shpresa se nuk do denohemi ose do denohemi pak e do dalim para kohe, ndryshe kur ke nje ligj me denim kapital nuk mer guximin me te vogel te besh vrasje,perdhunime e rembim femijsh.
    Une si qytetar i thjeshte hodha disa rjeshta, por ftoj te jape mendim populli per te bere nje referendum per te vendosur denimin kapital. Eropa do na kuptoje dhe nuk besoj te dale mbi vullnetin e popullit.

  • pershendetje Jozefine …Ti do PLUMBIN BALLIT…..(e ke qejf ,vete kete shprehje),dhe keta burrat ,derra,,te kane degjuar ty ,dhee kane marre me te vertete kete thenie…Ik,moj qelbesire ,e quan vehten ,,femer,,,me ke nxjere mallin e Nexhmies…Uroj te te shqyejne ne mes te ruges ,,edhe ty,,atyre qe ju ke mare jeten ,dinjitetin….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *