Vrasjet në Durrës, 33 plumba në drejtim të viktimave dhe precedentët e njërit prej tyre

Saimir Lleshi

Policia e Durrësit dha detaje rreth vrasjes së dyfishtë ndodhur mbrëmjen e shkuar në afërsi të portit në këtë qytet.

Nga të dhënat policore, duket se në shënjestër ka qenë drejtuesi i mjetit, shtetasi Ervin Kodra, 33-vjeç, i cili humbi jetën. Sipas policisë, ky shtetas ka qenë me precedentë të mëparshëm penalë.

“Shtetasi Ervin Kodra ka qenë person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e krimeve kundër personit dhe në trafikun e drogës”, sqaron policia lokale.

Burime policore sqarojnë se për rastin janë shoqëruar 46 persona, por asnjëri prej tyre nuk është në listën e të dyshuarve si autor të vrasjes së dyfishtë. Nga krimi humbi jetën edhe 25 vjeçari Endri Çaushaj, banues në Durrës.

Në lidhe me ngjarjen e ndodhur më datë 20.12.2015, ku rreth orës 20:45, në lagjen Nr.3, Rruga”Egnatia”, u vranë me armë zjarri dy shtetas, ju informojmë se Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në drejtim të automjetit tip BMW X5, me targa AA 292 IH, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri tip automatik, ku kanë gjetur vdekjen e menjehershme shoferi dhe pasagjeri, konkretisht shtetasit:

Nga hetimet paraprake, ka rezultuar se dy viktimat kanë qenë duke pirë kafe në një lokal dhe sapo kanë hipur në automjetin tip Fuoristradë, me drejtues dhe në pronësi të viktimës Ervin Kodra është qëlluar me armë zjarri kundrejt tyre.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 33 copë gëzhoja model.56, kalibër 7.62 mm; si dhe mjeti me targa AA 292 IH.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /Dita/

Share This Article
3 Comments
  • VRASESIT U LARGUAN NE DREJTIM TE PADITUR!POLICIA PO PUNON PER GJETJEN E AUTOREVE.AUTORET E VERTETE JANE ATA QE E MBOLLEN KETE TE KEQE DUKE NA I SHITUR PER DEMOKRACI,KU NE KETE RAST AUTORET DHE DREJTIMI JANE TE DITUR!GEZUAR FESTAT E FUNDVITIT KU GJITHE BOTA E FESTON ME FISHEKZJRRE ,NE ME GEZOJAT E AUTOMATIKEVE QE KANE IKUR NE DREJTIM TE PADITUR!

    • Vrasesi iken gjithmone ne drejtim te paditur,problemi me i madh per mendimin tim eshte kur thote policia: “Shtetasi Ervin Kodra ka qenë person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e krimeve kundër personit dhe në trafikun e drogës”

      Ky bredh i lire me X5

  • Cdo te thote me precedent penal ???????????? KJo eshte gjeja me fatale qe degjoj nga goja epolicise ………..Kjo do te thote qe o burra …vazhdoni hani kokat enjeri tjetrit …….se nq.s ishte njeri me precedent penal …tani u shtua dhe nje tjeter qe evrau ate ..n.q.s pas nje viti do te vrasin autorin e ktij qe vrau ..do shtohet dh enje tjeter ..e keshtu me rradhe ………………….Deri kurrrrrrrrrrrrr??????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *