Zbulimi i trupit të viktimës së shtatë të një vrasësi serial i ka dhënë fund kërkimeve dy mujore të policisë qipriote.
Trupi i një vajze të vogël është gjetur këtë të enjte nga zhytësit profesionistë në afërsi të një zone shkëmbore, jo shumë larg kryeqytetit qipriot, Nikosia. Ky është trupi i shtatë i gjetur në ishullin mesdhetar dhe zbulim pritet t’i japi fund kërkimeve.
Sipas burimeve policore, i dyshuari, një kapiten 35-vjeçar i ushtrisë qipriote kishte pranuar të kishte kryer shtatë vrasje. Për këtë arsye , autoritetet nuk presin që të gjejnë trupa të tjerë dhe, si rezultat do ndalin kërkimet.
Që nga prilli, policia ka zbuluar gjithsej trupat e pesë grave dhe dy fëmijëve, të cilët besohet të kenë ardhur nga Azia ose Rumania. Gratë punonin si punonjëse shtëpie në ishull.
Policia qipriotë është kritikuar ashpër për mënyrën se si rasti është trajtuar, meqë shumë njerëz besojnë se joefikasiteti dhe ngadalësia e tyre në zbulimin e trupave kishte të bënte me nacionalitetin e viktimave. Kjo, në fakt, rezultoi në dorëheqjen e ministrit të drejtësisë dhe shkarkimin e shefit të policies muajin e kaluar, raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.
e.ll./dita

Po te jepej doreheqja per cdo 7 vrasje ne Shqiperi, do te kishim nga nje doreheqje ministri te brendshem dhe Drejtori Policie ne dite.