Vrasjet në universitetin turk, “I sulmova se ishin gylenistë”

Dita

Personi vrau katër akademikë turq në Eskisehir të enjten, pasi i shihte ata si mbështetës të klerikut mysliman Fetullah Gylen.

Ky qëndrim i tij përkundrejt personave të vrarë bëhet e ditur nga agjencia e lajmeve “Reuters”, duke cituar rektorin e universitetit.

Policia e ka arrestuar të dyshuarin e identifikuar si Volkan Bayer, dhe duket se nuk është përpjekur të bëjë rezistencë.

Agresori kishte qenë kërkues në institucionin e lartë arsimor, dhe besohet se fillimisht ka kërkuar dekanin, i cili nuk gjendej në ndërtesë. Në mungesë të tij, ai u gjend përballë disa anëtarëve të stafit që kishin paraqitur vazhdimisht ankesa, sikurse zëvendësdekani, sekretari i fakultetit, një lektor dhe një anëtar personali.

Volkan Bayer,i shkarkuar më herët nga detyra, pretendonte se punonjësit ishin anëtarë të FETO-s dhe të tilla pohime i kishte bërë dhe në gjykatë, është shprehur Hasan Gonen, rektori i Universitetit Osmangazi.

Kleriku mysliman Fetullah Gylen jeton që prej vitit 1999 në mërgim, në Pensilvani.

Ai akuzohet nga qeveria turke dhe presidenti Recep Tayyip Erdogan si orkestrues i grushtit të dështuar të shtetit, në korrik të vitit 2016.

Ndërkaq, Gyleni mohon të jetë përfshirë në episodin që mori më shumë se 250 jetë njerëzish.

Guvernatori i Eskisehirit, Ozdemir Çakacak, tha se prokurorët rajonalë kanë nisur hetimin mbi ngjarjen.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • Pune turqish qe vrasin njeni tjetrin. Mire bajne.

    Si ka mundesi qe nji klerik (musliman) si puna e Fetullah Gylen te kete miljarda ne dispozicion?
    Si i fitoi ky klerik musliman gjithe keto pare?

    Shifet se rivaliteti i Fetullah Gylen me Rexhep Erdogan asht per interesa materjale e pushtet. Pra keto perdorin MUSLIMANIZMIN per inetersa materjale e per pushtet. Ky pra asht islamizmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *