Vrasjet në Zelandë, myslimanët: Kurrë nuk kemi hasur diskriminime

Bora Basholli

Sulmet e fundit  anti-myslimane në Zelandën e Re kanë sjell edhe reagime nga myslimanët. Këta të fundit thonë se kurrë më parë nuk kanë hasur diskriminime dhe se sulmi ku humbën jetën 49 persona në xhami, i kapi në befasi.

Kjo është diçka krejt e papritur”, tha Chelsea Daniels e stacionit radiofonik Neëstalk BZ, me qendër në Okland të Zelandës së Re. “Ne dëgjojmë herë pas here të flitet për këta lloj ekstremistësh në Australi. Por ne nuk kemi përjetuar kurrë diçka të tillë këtu në Zelandën e Re, prandaj njerëzit janë kaq të tronditur“.

Isha në punë kur mësova për ngjarjen”, tha Mohammed Basharati, mysliman kurd nga Irani, i cili jeton në Christchurch. “Menjëherë mendova se ishte një akt ekstremistësh islamikë, sepse kurrë nuk prisnim që këto lloj krimesh të urrejtjes të ndodhin në Zelandën e Re”, u shpreh ai për Zërin e Amerikës.

Barashati shtoi se që kur kishte shkuar për të jetuar në Zelandën e Re gati dy dekada më parë, ai nuk kishte përjetuar asnjë lloj diskriminimi për shkak të besimit të tij

 

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *