Vrau 100 pacientë, prova të reja inkriminuese ndaj infermierit gjerman

Dita

Prokurorët në Gjermani kanë deklaruar se kanë prova se një ish-infermier ka vrarë të paktën 100 persona në dy spitale ku kishte punuar.

 Hetuesit besojnë se Niels Hoegel, që aktualisht po shlyen një burgim të përjetshëm për dy vrasje, u ka administruar sistematikisht doza fatale të sëmurëve nën kujdesin e tij.

Akuzat e reja, të bazuara në analizat toksikologjike, pritet të ngrihen vitin e ardhshëm. Hoegel thuhet se ka vrarë 38 pacientë në Oldenburg dhe 62 të tjerë në Delmenhorst, dy lokalitete në veri të Gjermanisë, mes viteve 1999-2005.

Sipas burimeve, ai donte të befasonte kolegët dhe pasi u administronte dozat fatale pacientëve përpiqej t’i sillte sërish në jetë, por shumica e tyre vdisnin.

Prokurorët dyshojnë se Hoegel mund të ketë vrarë edhe më shumë, por një pjesë e trupave të atyre që mund të kenë qenë viktima janë kremtuar.

Nëse shpallet fajtor për të gjitha vdekjet, ai do të rezultojë vrasësi serial më i keq që pas Luftës së Dytë Botërore.

Hetimet ndaj Hoegel u zgjeruan kur ai pranoi se kishte vrarë të paktën 30 persona, gjatë procesit gjyqësor të vitit 2015, kur u dënua për dy vrasje, dy tentativa vrasjeje dhe dëmtim të pacientëve.

Hetuesit zhvarrosën 130 vetë për të kërkuar gjurmë të mjekimit që mund të kishte çuar në bllokimin e sistemit kardiovaskular të tyre.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *