Me precedentë të rëndë, por u emërua te Burgjet. Dhe kryen vrasje

Ornela
Trupi i viktimës në vendngjarje

Ngjarja e rëndë që ndodhi në Kavajë pak ditë më parë, ku shefi i sigurisë së paraburgimit të Durrësit, Bledar Toçi, qëlloi për vdekje me armën e shërbimit, Dritan Hoxhollin në banesën e 31-vjeçares, Marsida Qatja, shokoi opinionin publik.

Së fundmi detaje të reja janë zbardhur për autorin e kësaj ngjarje të rëndë, 31-vjeçarin, nip i një ish-deputeti.

Detajet nxjerrin në pah në mënyrë të përsëritur vijimin e emërimeve nepotike në administratë duke injoruar përgatitjen dhe historikun e atyre që futen aty.

Mësohet se Toçi ka pasur probleme të mëparshme disiplinore në kohën që ka mbajtur disa poste të tjera.

Para se të emërohej si shef i sigurisë së paraburgimit të Durrësit, Toçi ka punuar për 7 vite me radhë në Gardën e Republikës, por është pezulluar nga detyra pas disa masave disiplinore.

Po ashtu, Toçi ka punuar edhe në Presidencë, në kohën kur ky institucion drejtohej nga Bujar Nishani. Ai u pezullua nga detyra për shkak të shkeljeve në punë, ndërsa SHKB kërkoi largimin e tij nga trupë shërbimi në Presidencë. Më pas ai u emërua në një post më të ulët në Presidencë.

Por nuk mbaron me kaq! Bledar Toçi është larguar nga puna edhe në Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), pasi konsiderohej si një person i papërshtatshëm për të qëndruar në detyrë. Shkak për largimin e tij nga DSIK janë bërë lidhjet e tij të dyshimta që ka pasur me persona të inkriminuar.

31-vjeçari, i cili ndodhet në spitalin e burgut, për shkak se mbeti i plagosur nga ngjarja në Kavajë, akuzohet për veprën penale “vrasje me dashje” dhe “prodhim dhe shitje e lëndëve psikoaktive. Gjykata caktoi për të masën e sigurisë “Arrest me burg”.

o.j/dita

Share This Article
11 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *