Vrau administratorin e pallatit, Gjykata e Fierit dënon me 25 vjet burg autorin e krimit. Oltion Toro është dënuar për veprën penale të ‘vrasjes në rrethana cilësuese’. Ngjarja ka ndodhur me 28 korrik të 2012, ku viktimë mbeti Nasi Memaj. Një grindje banale për pagesën e ashensorit ishte motivi i sherrit mes vrasësit dhe viktimës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në familjen Mema, në lagjen “Apolllonia”, Fier. Burimet pohuan se shkak i ngjarjes ka qenë një grindje mes banorëve të një pallati të ri, për pagesën e ashensorit dhe viktima ka qenë administratori i pallatit.
Mësohet se Toro ka shkuar i armatosur në banesën e familjes Mema dhe ka hapur zjarr. Si pasojë ka humbur jetën kryefamiljari, Nasi Mema, ndërsa bashkëshortja e tij, Angjelina, mbeti e plagosur. Kjo e fundit atë kohë u dërguar me urgjencë për në spitalin rajonal të Fierit, ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale.

Pak e kane denuar.Ai duhej me burgim te perjetshem.Ketu ne shqiperi ndoddhin keteo gjera absurde.Ne çdo shtete te botes,çdo qytetar eshte i detyruar ta paguaj ashensorin,dhe nese nuk e paguan,e nxierin nga shtepia pa diskutim.Ndersa ne shqiperi te vrasin,Pse? Sepse ekziston injoranca.
BURGUN E PERJETSHEM ME MIRE TA HEQIM FARE NGA LEGJISLACIONI SHQIPETAR.
Kafshe prehistorike. Po si mund te vrasesh nje njeri more plere per 1000 leke. Ti duhesh denuar me burg te perjetshem, por ke fat qe jeton ne Shqiperi. Te ishe ne USA nuk do ta shikoje me driten e diellit