Vrau burrin në tregun e Milotit, 35-vjeçarja: Luante bixhoz dhe ishte xheloz

Dita

Një 35-vjeçare ka qëlluar ditën e djeshme bashkëshortin e saj, duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:10 në tregun e Milotit në Kurbin.

Violeta Donaj, nënë e dy fëmijëve të mitur e ka qëlluar katër herë me pistoletë bashkëshortin e saj, Kujtim Donaj, i cili po hapte mallin e tezgës që kishte në treg.

“Luante bixhoz, shpenzonte shumë para dhe ishte xheloz për mua ndaj dhe e vrava, pasi nuk po gjeja zgjidhje tjetër. E kam qortuar disa herë, por ai nuk i merrte në konsideratë fjalët e mia”, mësohet të ketë thënë Violeta Donaj para oficerëve të policisë, të cilët e kanë marrë në pyetje.

Nga ana tjetër, ajo nuk ka rrëfyer se ku e ka gjetur armën me të cilën kreu vrasjen e burrit.

Ndërsa tregtarë në tregun e Milotit thonë se nuk dinë asgjë rreth shkaqeve që çuan gruan 35-vjeçare në kryerjen e këtij akti ekstrem.

Një nga tregtarët i tha policisë se viktima i kishte kërkuar gruas të bënte sa me shpejt 10 mijë lekë të vjetra xhiro dhe t’ia jepte atij.

Policia bën me dije se dëshmia e 35-vjeçares nuk i ka bindur, duke shtuar se Violeta Donaj nuk kishte bërë asnjë herë denoncim në Polici për problemet familjare që ajo kishte.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *