Gjykata e Shkodrës dha sot masën e sigurisë arrest me burg për Martin Zefin, i cili vrau katër ditë më parë elektriçistin Zamir Velaj.
44 vjecari Velaj, punonjës i OSHEE-së në Shkodër, u vra nga abonenti debitor, teksa vinte një sahat në Oblikë në Anë të Malit.
Pas ngurimit të elektricistit, babai i një djali, për të mos i rilidhur energjinë elektrike, që i ishte prerë prej 28 qershorit për shkak të debisë prej 2.3 milionë lekë të vjetra të pashlyer, 54 vjeçari Martin Zefi, është rikthyer në banesë, ka marrë thikën dhe ka goditur 3 në gjoks dhe në qafë Velaj, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin rajonal të Shkodrës.
Zefi është arrestuar menjëherë nga policia, dhe gjatë marrjes në pyetje në komisariat ka pranuar autorësinë e krimit.
Ndaj tij rëndojnë akuzat e vrasjes me paramendim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.
Menjëherë pas ngjarjes ka reaguar OSHEE, e cila pasi i ka shprehur ngushëllimet familjes Velaj, shpjegon se Martin Zefit i është ofruar mundësia e shlyerjes së borxhit përmes aktmarrëveshjes duke paguar 25 mijë lekë të vjetra cdo muaj, por nuk ka pranuar.
