Vrau Griselda Gjikolajn, dënohet me burg përjetë Robert Përpepaj

Ornela

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me burg përjetë Robert Përpepajn, i riu i cili i mori jetën 17-vjeçares, Griselda Gjikolaj.

Togat e zeza të kryeqytetit pranuan kërkesën e Prokurorisë, e cila rreth një muaj më parë kërkoi dënimin me burg përjetë për të riun.

Robert Përpepaj, akuzohet për vrasjen e minorenes Griselda Gjikola, ngjarje e ndodhur tre vite më parë në Laprakë. Ndërsa për të pandehurin tjetër Robert Muzhaqi, gjykata e dënoi atë me 23 vite burg.

Ndaj Përpepajt, Prokuroria ngriti akuzën e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, ndërsa Muzhaqi është i akuzuar për “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje të autorit të vrasjes”.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë ku humbi jetën 17-vjeçarja ka ndodhur në 26 dhejtor 2018. Asokohe u raportua se doleshentja, para të shtënave fatale, gjendej në një bar së bashku me të plagosurin Erjon Benga. Por pasi dolën nga lokali Robert Përpepaj i priste pranë automjetit që ishte parkuar buzë një trotuari.

Sapo mjeti tip Mercedes Benz ka nisur të lëvizë, në drejtim të tij është qëlluar disa herë me pistoletë. Plumbat janë qëlluar në anën e drejtuesit të mjetit, por një prej tyre fatkeqësisht kapi edhe pasagjeren 17-vjeçare.

Motivi i ngjarjes lidhej me një konflikt të ndodhur mes autorit dhe të plagosurit Benga, për ngacmimin e Griselda Gjikolës.

o.j/dita

Share This Article
6 Comments
  • mendimi tim është se burgimi i përjetshëm është i egzagjeruar për këtë rast!!
    pavarsisht krimit që ai ka bërë me qëllim tentativë vrasje,ndaj shoqëruesit të vajzës,ai nuk ka pasur qëllim vrasjen e vajzës!mbi të gjitha nuk mund të quhet “vrasje e një të mituri”,sepse nuk ka qënë qëllimi i tij të vrasë atë vajzë!!mendoj se kjo duhet të hynte si tentativë vrasje,palgosja e personit të shënjestruar dhe vrasje nga pakujdesia e cilësuar!!
    megjithëse janë dy vepra penale ato nuk mund ë kalojnë deri në burgim të përjetshëm!!

      • o filo turk
        në kokën time e në bythën tënde!!meqënëse e paske qef!!
        koqe,shteti është shtet dhe ka ligjet e tij!!
        në një shtet, që ti shkruan se je “filo”,europian,si pretendojmë të jemi dhe ne,nuk dënohet për hakmarrje,por për edukim!!shteti nuk vepron me ndjenja individi të prekur nga krimi,por me llogikë të ftohtë!!
        e llogika e fothtë është ajo që të shkruajta më sipër!!
        në do ta dish për “Ne koke tende vlla.”,nuk di si të të them!nuk e kam provuar dhe shpresoj se jo!!
        nëse më ndodh!?
        unë nuk jam shtet!unë jam individ!!ndryshe nga shteti që ka ligje,unë kam ndjenja!!por nëse ndjenjat e mija do të jenë më të forta se zbatimi i ligjeve të shtetit duhet të përgjigjem për veprimet e mia,përpara ligjeve të shtetit!!

        • Ik mer plehre, eshte vrasje me paramendim e nje ose me shume personave, dhe vrasje e mbetur ne tentative gjithashtu.
          Ne USA do merrte minimumi dy burgime te perjetshme nqs nuk do shkonte per lesh me injeksion.

        • Eshte vrasje me paramendim o koqe kandari. Robi ka ik me arme ne brez, ka pritur me qetesi dhe pastaj i ka qelluar. Kur i gjuan tjetrit ne koke sipas teje quhet qe s’ke qellim ta vrasesh. Pfff. Ka patur qellim ta gervishte?! Na hoqet trunin me keto argumente.
          Ne kohe te Enverit ket tipin do ta kishin var tek Don Bosko dhe do ta kishin lene 7 dite. Tentativa per vrasje denohej 7 vjet kokerr me kokerr por s’ke faj ti se dalin robt nga burgu si Xubi i Yzerberishtit pas 5 vjetesh prandaj ke ket “arsyetim”. Te ndryshon arsyetimi kur e ke ne kurriz po hajt. Me te vra vajzen 17 vjece!!! Ke pak shpirt apo ç’e do?!

          • dy idiotër
            po të ishte vrarë personi i shënjestruar,pra i plagosuri,do të ishte vrasje e cilsuar me paramendim!nuk ka mundur ta vrasë prandaj quhet “vrasje në tentativë”,ose tentativë vrasje!!
            vajza nuk ka qënë qëllimi i vrasësit,pra ajo quhet aksidentale,por duke qënë se ka ndodhur në një tentativë për vrasje,nuk mund të barazohet me një aksident të zakonshëm!!
            por prap në fund të fundit nuk duhet të ishte burgim i përjetshëm!!
            o cane me dy “ss”,në amerikë të vënë gjurin në fyt e presin deri sa të vdesësh,të vrasin dhe kur je me një thikë në dorë e policët me tanke rreth teje!!lene vari hejbet këtyre krahasimeve!!në amerikë nuk qëllohet këmbëve,atje mezi presin të të shohin me “një armë” në dorë për të të gjuajtur në kokë!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *