Vrau gruan me armën e shërbimit, zbardhet deklarata e gardistit në polici

Ornela

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja që tronditi mëngjesin e sotëm kryeqytetin.

Gardisti Alket Arapaj që vrau bashkëshorten 36-vjeçare E.S me armën e punës ka dhënë deklaratat e para në polici.

Ai pohon se e ka kryer krimin në kushte të rënduara psikologjike, ndërsa dyshonte se bashkëshortja kishte marrëdhënie jashtëmartesore.

“Kohët e fundit më ishin shtuar dyshimet se ajo më tradhtonte. Dyshoja sepse kur kthehesha nga puna gjeja objektet e lëvizura në shtëpi”, është shprehur Arapaj përpara hetuesve.

Në polici është marrë edhe dëshmia e vajzës së vogël të çiftit, e cila ishte prezente ne momentet e kryerjes se krimit.

Gardisti Arapaj ka shprehur keqardhje që ngjarja ka ndodhur në sy të vajzës, por nuk shpreh pendesë për krimin e kryer.

Ngjarja duket e paralajmëruar pasi me një kërkim në faqen e tij në rrjetet sociale, Arapaj para një dy javësh kishte bërë një status pikërisht për tradhtinë. “Tradhtia fodulle shkëlqen thjeshtë sa për një intermexo edhe nëse është e hidhur shumë”, shkruante gardisti.

e.k/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *