Fatmir Kolecaj, personi i dyshuar nga Policia si vrasës i ish-bashkëshortes dhe kunatit të tij dy ditë më parë në Mirditë, raportohet të jetë vetëvrarë.
Pas ngjarjes tragjike, mbrëmjen e 25 shkurtit, Kolecaj ishte në kërkim nga Policia, e cila kishte vendosur edhe një shpërblim prej 5 milionë lekësh për informacione mbi vendndodhjen e tij.
Kolecaj raportohet të jetë vetëvrarë në banesën e tij në Zejmen të Lezhës.
Të martën, ai ekzekutoi ish-bashkëshorten Esmeralda Filopatin, dhe vëllain e saj, Vladisonin, në oborrin e banesës së tyre.
Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ardhur për shkak të prishjes së martesës së Esmeralda Filopatit dhe Fatmir Kolecajt.
Sipas burimeve mendohet se autori kishte vetëm pak ditë që ishte rikthyer në Shqipëri.
