Ka ndërruar jetë në spital pak ditë pasi u vetë plagos me armë zjarri Aldison Belulaj, i riu nga Fieri i cili vrau Ariela Muratin, studenten e vitit të tretë për Drejtësi në Tiranë.
Ngjarja ndodhi te dielën e kaluar, përpara Fakultetit te Mjekësisë, ku Ariela ishte duke ecur me të motrën dhe kushërirën kur u ndal në rrugë nga autori Aldison Belulaj i cili pas një bisede të tensionuar, nxori armën dhe e qëlloi me një plumb në kokë të renë, e me pas u vetë plagos në vendin e krimit dhe ra ne koma.
Ai ishte shtruar ne spitalin e Traumës dhe pak ditë më parë, mjeket nuk dhanë shpresa për të riun, pasi kishte marrë dëmtime të parikuperueshme.

Kur i shef kta dy te rinje ne Foto ,
dua ta harroj per nji Moment motivin qe coj ne largimin nga jeta te te dyve dhe ngushelloj edhe njiher te dyja familjet qe humben femijet e tyre te dashur …