Dënim kapital për të akuzuarin për vrasjen e shefit të komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj. Ky është vendimi i gjykatës së Apelit për Ilir Xhakjan, e cila ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, që e dënoi atë me burgim të bërjetshëm.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ne 13 shtator 2012, ne fshatin Katund Sukth te Shijakut, ku mbeti i vrare komisar Tahiraj. Sipas akuzës, krimi kishte si baze nje motiv banal, kjo pasi kryekomisari urdhëroi kontrollin e makines dhe me pas shoqërimin ne komisariat te nipit te Xhakjas, Ledion Krasnaj.
Gjithçka me pas degjeneroi ne përdorimin e armeve dhe ekzekutimin e komisarit. Sipas prokurorit, Ilir Xhakja e ka kryer krimin me gjakftohtësi, ndërsa ishte ne dijeni per postin e larte drejtues ne polici, te kryekomisarit Tahiraj. Kete gje e përforcon edhe fakti qe komisari mbante veshur uniformen e punes, si dhe makinat qe e shoqëronin kishin shenjat dalluese te policisë.