Vrau me sëpatë biznesmenin grek, shqiptari kapet pas 14 vitesh arrati

Gazeta Dita

Kapet pas 14 vitesh nga policia greke një 35 vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet  i ditur, i akuzuar për një ngjarje të ndodhur në Tripoli në vitin 2003, ku shqiptari vrau me sëpatë një biznesmen grek.

Pas ngjarjes shqiptari u arratis nga Greqia.

Një jetë të tërë shqiptari, i cilësuar i rrezikshëm nga mediat greke, i kishte arritur t’i shpëtonte policisë. Kur tentoi të kthehej  përsëri në Greqi i erdhi ora për të paguar, siç shkruan gazeta greke “Protothema”.

Shqiptari, i cili akuzohet për vrasje dhe për drogë, u kap në  Kakavijë në anën greke. Gjatë kontrollit të pasaportës u pa që për 35 vjeçarin kishte urdhër arresti nga prokuroria e Delvinaqit, i akuzuar për  vepren  penale  “Vrasje me dashje”, “për të ardhura të fituara nga aktiviteti kriminal” dhe “për  drogë”. Shqiptari 35 – vjeçar nga Delvinaqi  do të transferohet për gjykim në Tripoli.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *