Vrau me thikë gruan në sy djalit, dorëzohet në polici 57-vjeçari

Dita
Italian Carabinieri paramilitary police officers patrol the building where Paolo Di Lauro nicknamed Ciruzzo O Milionario Little Ciro The Millionaire was found and taken into custody in Naples southern Italy Friday Sept 16 2005 Di Lauro is suspected to be a leader of one of the feuding factions in the Camorra crime syndicate involved in a vicious turf war that sparked dozens of murders last year AP Photo Salvatore La Porta

Policia italiane ka arrestuar shqiptarin, i cili një ditë më parë vrau me thikë gruan e tij në sy të djalit 17-vjeçar.

Mediat italiane bëjnë me dije se në pranga është vënë 57-vjeçari Xhevdet Mehmeti. Ndërkohë, Corriere della Sera ka raportuar se Mehmeti është dorëzuar vet tek karabinierët.

Duke qenë prezent në momentin e krimit, mendohet se dëshmia e djalit të çiftit do të jetë vendimtare në rindërtimin e krimit.

Krimi makabër ka ndodhur në banesën  e çiftit, në Piacenza të Italisë.

57-vjeçari e ka qëlluar tre herë në fyt gruan e tij 52-vjeçare, e cila është identifikuar si Elca Tereziu.

Trupi i pajetë i Tereziut është gjendur i shtrirë në dyshemenë e kuzhinës së shtëpisë sëbashku me thikën e përdorur.

Duke iu referuar sërish mediave italiane, Xhevdet Ahmeti ishte me profesion mekanik por së fundmi kishte pasur probleme me punën dhe nga hetimet policore ka dalë se gruaja ka qenë vazhdimisht e dhunuar.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *