Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japë sot masën e sigurisë për Ersnik Gjoshin, 27-vjeçari i cili vrau me thikë të fejuarën e tij 17-vjeçare.
Ngjarja e rëndë është shënuar pasditen e së djelës (21 korrik) në banesën e tyre në fshatin Hekal, disa km larg Tiranës ku 27-vjeçari qëlloi me thikë në zemër të fejuarën e tij Anxhela Hado e cila gjeti vdekjen e menjëhershme.
Sipas policisë krimi nga ndodhur pas një konflikti të çastit mes autorit të krimit dhe të fejuarës së tij 17-vjeçare.
Gjoshi do të gjykohet nga Krimet e Rënda kjo pas ndryshimeve të bëra në kodin penal si pasojë e të cilave të dyshuarit për krime brenda familjes do të gjykohen nga kjo gjykatë.
Ndaj 27-vjeçarit rëndon akuza e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta.
