Vrau në Itali, ekstradohet 40-vjeçari nga Berati

Dita

Më datën 29.07.2015, u krye ekstradimi nga aeroporti i Rinasit, Tiranë, drejt Italisë, i  Armando Gorezit, 40 vjeç, banues në Berat.

Ky shtetas, më datë 09.02.2015 është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Torino-s/Itali, kishte lëshuar urdhër arrestin Nr. 5364/12 RGNR-24320/13 RG GIP, datë 06.05.2014, për veprën  penale të “Vrasjes“ parashikuar nga Nenet 575 e 577, të Kodit Penal Italian.

Më datë 06.08.2011 në një shesh publik të qytetit të Torinos/Itali, Armando Gorezi, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin shqiptar I. K..

Si rezultat i bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana, me strukturat e tjera te Policise se Shtetit, u bë i mundur arrestimi i tij ne vendin tonë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *