Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u krye sot ekstradimi nga Italia, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar, të dënuar në Itali, Gerd Gjinarari, 40 vjeç nga Tirana.
Transferimi i 40-vjeçarit u bë pas njohjes nga ana e Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit Penal Italian.
Gerd Gjinarari do të vuajë dënimin në Shqipëri, pasi është i dënuar me burgim të përjetshëm nga Drejtësia Italiane.
Në vitin 1997 në Milano të Italisë, Gerd Gjinarari ka qëlluar për vdekje me armë zjarri shtetasin shqiptar N. Z, duke konsumuar veprën penale të “Vrasjes me paramendim në bashkëpunim”.
