Një person i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës.
Aris Kaçi, rezulton të jetë i dënuar me 15 vjet burg për veprat penale “Vrasje” dhe “Vjedhje me armë”.
Sipas policisë rreth orës 06:15 të ditës së sotme 38-vjeçari nga Saranda ka tentuar të hyjë në territorin shqiptar.
Pas verifikimeve të punonjësve të policisë në sistemin TIMS ky shtetas rezultonte person në kërkim.
Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Romës me vendim të datës 30.11.2015 e ka dënuar me 15 vjet burg për veprat penale “Vrasje” dhe “Vjedhje me armë”, sipas kodit penal italian.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë me qëllim ekstradimin e tij drejtë Italisë.
