Ekstradohet nga Greqia i dënuari për vrasje. Sipas policisë së Korçës, Niko (Hysni) Burim Dervishi, 43 vjeç, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar u është dorëzuar dje autoriteteve të Drejtorisë së Burgjeve nga Interpol Athina. Dervishi ishte dënuar 5 vite më parë nga Gjykata e Lartë me 20 vjet burg për vrasje.
Niko Dervishi, (ish-punonjës policie) në bashkëpunim dhe me një shtetas tjetër, në dt.29.06.1997 në zgjedhjet e parakohshme të zhvilluara në Qendrën e Votimit Leskovik, ka vrarë me paramendim me armë zjarri shtetasit Ilirjan Arapin dhe Nako Skupron. Ai do të vuajë dënimin në burgun e sigurisë së lartë, në Tiranë.