Vrau një 22-vjeçar, arrestohet pas 10 muajsh autori në Tiranë

redaktor

Policia e kryeqytetit ka arrestuar ditën e sotme një person që dyshohet të jetë autori i vrasjes së një të riu në janar të këtij viti. Besart Lataj 28-vjeç akuzohet se në bashkëpunim me babain e tij Sherif Lataj dhe vëllain Sebastjan Lataj kanë vrarë me armë zjarri 22- vjeçarin Erjon Lila.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Siri Kodra” në 17 janar 2013. Shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë n jë konflikt i çastit mes autorit dhe të riut.

Në ngarkim të 28-vjeçarit, Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë më datën 23 prill 2013, ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *