Vrau shokun e tij, prokuroria kërkon burg për Marjus Demën

Ornela

Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Gjykatës që të caktojë masën ‘arrest me burg’ për Marjus Demën me akuzën e vrasjes me dashje të Mehmet Qemës dhe armëmbajtjes pa leje.

Arma e sekuestruar tip pistoletë është dërguar në laboratorin e policisë për t’u ekzaminuar nëse është përdorur apo jo në krime të tjera.

Ndërkohë që për 4 shokët e tij prokuroria po kryen hetimet për të zbuluar veprimet e tyre në fshehjen e krimit dhe manipulimin e vendngjarjes.

Laboratori i monedhave dixhitale, i gjetur pas krimit rezulton se ishte ndërtuar para disa muajsh dhe sapo kishte nisur prodhimin.

Asnjë nga të ndaluarit nuk e kanë pranuar pronësinë e laboratorit të kriptomonedhave, por sipas prokurorisë dyshohet se të gjithë të arrestuarit kanë pasur dijeni.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Vrau shokun e tij, wow, cfare shoku? Apo e kane fajin mjeket se nuk ia nxoren nga trupi plumbin mik?!!!!!!

  • Mbasi vrau shokun, tentoi te vriste veten….
    Por pasi u mendua disa ore, vendosi qe nuk duhet te bente nje krim te dyte…
    Ky eshte kokrra e frikacakut, pis njeri…
    Po te donte ta vriste veten, kishte ore te tera ta bente, kur u fsheh si mi……

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *