Vrau të dashurën, lirohet me kusht atleti Oscar Pistorius

redaktor
Oscar Pistorius, gestures, at the end of the fourth day of sentencing proceedings in the high court in Pretoria, South Africa, Thursday, Oct. 16, 2014. Following the testimony hearing, which is expected to end this week, Judge Thokozile Masipa will rule on what punishment Pistorius must serve after convicting him of culpable homicide for shooting his girlfriend Reeva Steenkamp through a toilet door in his home.(AP Photo/Alon Skuy, Pool)

Atleti i famshëm afrikano-jugor, Oscar Pistorius është liruar me kusht pasi qëndroi për një vit në qeli, pasi u shpall fajtor për vrasjen e të dashurës, Reeva Steenkamp.

Atleti u dënua me 5-vite heqje lirie për vrasjen e modeles, por pjesën tjetër të dënimit do ta shlyejë në arrest shtëpiak. Edhe pse ende nuk janë bërë publike kushtet mbi të cilat është liruar ai, besohet se autoritetet do të tregohen bujar me atletin.

Ai do të lejohet që të ketë një punë e cila do të aprovohet nga autoritetet, si dhe të bëjë lëvizje të caktuara. Sipas informacioneve të para, Pistorius do të jetojë me xhaxhain, Arnold Pistorius.

Pistorius, 28 vjeç, sportisti i parë i gjymtuar që garoi në Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike, vrau Steenkamp ditën e Shën Valentinit të vitit 2013. Gjatë procesit gjyqësor ai ka thënë vazhdimisht se e kishte qëlluar atë gabimisht, duke e ngatërruar me një hajdut.

29-vjeçarja Steenkamp, modele, figurë televizive dhe e diplomuar në juridik, u prek tre herë nga plumbat e qëlluar nga Pistorius përtej derës së tualetit në shtëpinë e tyre në Pretoria.

Prokurorët kanë paralajmëruar se do të ankimojnë vendimin për lirimin e atletit, duke bërë që më 3 nëntor të mbahet një tjetër seancë gjyqësore. Në rast se gjykata vendos në të mirë të Prokurorisë, atëherë Pistorius do të rikthehet në burg përapra datës 31 dhjetor 2015.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *