Vrau të fejuarën e dashnorin, në hetim edhe daja i Demirajt

anazapta

Në vazhdën e hetimeve, ku një shqiptar akuzohet se ka masakruar ish-të fejuarën e tij dhe dashnorin e saj, policia italiane ka vënë në hetim edhe dajën e 29-vjeçarit Dritan Demiraj, Sadik Dinen, 60 vjeç, pasi akuzohet se dha ndihmë në vrasje. Sipas hetuesve, që po merren me këtë çështje, ekzistojnë dyshime se 60 vjeçari Sadik Dine, me profesion peshkatar, ka ndidmuar nipin e tij në vrasjen e Manninës. Policia ka gjetur në apartamentin e Demirajt një gjurmë që dyshohet se i përket 30-vjeçarit italian. Hetuesit dyshojnë se natën e 28 shkurtit, në apartamentin e Demirajt ka qenë edhe daja i tij si dhe një person tjetër. Ndërkohë e fejuara aktuale e Demirajt, Monica Sanchi është lënë në arrest me burg, pasi ajo ka bashkëpunuar me 29 vjeçarin shqiptar në vrasjen e Silvio Manninës. Ajo e ka çuar atë në apartamentin ku ai u torturua dhe më pas u vra nga Demiraj. Dyshohet se Mannina u torturua dhe u mbyt në apartament, ndërsa më pas Demiraj e varrosi në afërsi të liqenit Azzurro në Santarcangelo. Dritan Demiraj akuzohet për vrasjen e dyfishtë të ish-të dashurës së tij Lidia Nusdorfi dhe dashnorit të saj Silvio Mannina, pasi zbuloi lidhjen e tyre. Mediat italiane aluduan se Demiraj mund të kishte vrarë në Shqipëri edhe kushëririn 22-vjeçar Klaudio Dine, për shkak se Lidia e kishte tradhëtuar edhe me atë, por prindërit e vlonjatit Dine konfirmuan se ai është gjallë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *