Vrau të moshuarën me të cilën jetonte, 30 vite burg për shqiptaren

Gazeta Dita

Gjykata e Perugias në Itali ka dënuar me 30 vite burgim 55-vjeçaren shqiptare Renata Keta, për vrasjen e të moshuarës Danielle Chatelain. Ngjarja e rëndë ndodhi në maj të 2016, në banesën e Chatelain, në rrugën “Oberdan” për të cilën kujdesej shqiptarja.

‘Ansa’ shkruan se procesi gjyqësor ndaj Ketës është zhvilluar me gjykim të shkurtuar, ndërsa ngjarja ndodhi për motive të dobëta. Shqiptarja jetonte bashkë me gruan zvicerane, për të cilën e bija e kishte punësuar që të kujdesej.

KRIMI MAKABËR
Ngjarja e rëndë që tronditi Italinë ndodhi pas një sherri mes Ketës dhe të moshuarës.

Në atë kohë mediat italiane raportuan se shqiptarja rrahu për vdekje 70-vjeçaren, pasi e moshuara do ndërronte banesë dhe me shumë gjasa shqiptarja nuk do jetonte më me të.

Danielle Claudine Chatelain u gjet e pajetë rreth orës 8:00, në korridorin e banesës së saj në rrugën “Oberdan 50”, më 27 Maj 2016.

Sakaq, nga hetimet e policisë, u arrit në përfundim se e moshuara u dhunua nga Keta dhe më pas u rrëzua nga shkallët, dëmtime që i morën jetën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *