Avokati i Aleko Petros: Nëse e ka përdhunuar vajzën, nuk e mbroj më

Ornela

Kur pritet përgjigja e rezultateve të ADN-së për të vërtetuar nëse Angelina Petro është dhunuar seksualisht nga babai i saj, i cili akuzohet për vrasjen e saj, vjen një deklaratë nga avokati i Aleko Petros.

Avokati grek Vassilis Noulezas deklaroi se nëse rezultatet e analizave mjeko-ligjore vërtetojnë se 29-vjeçarja, e cila u gjet e masakruar dhe varrosur në oborrin e banesës në Korfuz, është përdhunuar nga babai i saj, ai do të hiqte dorë nga çështja.

Nëse rezultatet e analizave nga mjekët ligjorë vërtetojnë përdhunim apo dhunë seksuale nga i ati, do jap dorëheqjen menjëherë”, mësohet të jetë shprehur avokati në mediat greke. Mes të tjerash mediat greke raportojnë se vrasësi deklaroi se do i përkushtohej Zotit, pasi “i ishin errësuar sytë kur kishte kryer krimin makabër”. Po ashtu ai theksoi se vrasjen e kishte kryer pa paramendim dhe se nuk kërkonte mëshirë.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Monster, e vrau dhe sikur te qellonte koken me grushte, duke uluritur, edhe mund te besohej se e ka vrare pa paramendim. Por, fakti qe e ka gropisur pas vrasjes, perben krim po aq te rende sa vrasje dhe tregon ndjenjat e tih sadiste, te kriminelit gjakftohet. Ky njeri s’duhet te jetoj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *