Vrau vëllain se donte të mbillte drogë në tokën e familjes?

Elton Tafaruci

Dyshohet se Elmir Kallari, personi që u vra nga vëllai i tij një ditë më parë në Valias, donte të mbillte kanabis në tokën e përbashkët të familjes.

Panorama raporton sot se ai ka hasur në rezistencën e vëllait, Afrim Kallari dhe kjo ka sjellë përplasjen e ashpër fizike mes tyre.

Fillimisht u tha se konflikti nisi për pronën, por gjithçka ndryshoi në momentin që efektivët e Policisë së Krujës bënë kontrollin e banesës, ku gjetën në një magazinë pranë saj 70 pako me bimë narkotike.

Kontrolli u krye nga efektivët e Krujës.

Nëna dhe babai i dy vëllezërve thanë se nuk dinin gjë për drogën e gjetur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *