Vret gruan, futet në transmetim Live në Facebook

Dita

Një burrë me origjinë siriane në Gjermani është futur në transmetim live në rrjetin social Facebook, pak momente pasi kishte goditur për vdekje me thikë bashkëshorten e tij.

Personi me moshë 41-vjeç i referohet vetes si Abu Marwan. Ai ka goditur 4-5 herë me thikë në qafë bashkëshorten e tij 37-vjeçare përpara se të largohej nga shtëpia me një prej fëmijëve.

Në videon shokuese të publikuar në rrjetet sociale, ai shihet me gjak në fytyrë dhe me një të çarë në dorë teksa pafrymë flet në kamera.

Pas tij, një djalë që besohet se është i biri, gjendet duke parë të atin përpara se të ulërasë në kamera.

Burri u arrestua, ditën e premte nga policia, pak pasi u largua nga vendi i krimit në Muhlacker.

Në video, 41-vjeçari përpiqet të justifikojë vrasjen duke theksuar se e kishte bërë për t’i dërguar një mesazh grave që irritojnë bashkëshortët, raporton “Al Arabiya”.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *