Vret në gjumë gruan dhe vajzën, i godet me çekiç e më pas me thikë

anazapta

Itali – Një ngjarje makabër ka ndodhur gjatë natës së kaluar në zonën Cavour të provincës së Torinos, Itali. Një burrë ka vrarë gruan dhe vajzën e tij, teksa flinin gjumë. Franco Pons, 77 vjeç, ka goditur me çekiç gruan e tij, Maddalena Livatino, 64 vjeç, dhe vajzën Barbara Pons, 43 vjeç, gjatë kohës kur ato ishin duke fjetur. 77-vjeçari nuk është ndalur me kaq, pasi duke qenë i pasigurtë për vdekjen e tyre i ka goditur më pas edhe me thikë. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 03:00 të mëngjesit. Autori i krimit të dyfishtë është vetëdorëzuar pak orë pas krimit në polici, ku ka rrëfyer krimin.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *