Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Ersekë, nëna e Antonetës: Fatosi e donte shumë vajzën time
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Ersekë, nëna e Antonetës: Fatosi e donte shumë vajzën time
AktualitetLajm i fundit cicerrLajmi i fundit

Ersekë, nëna e Antonetës: Fatosi e donte shumë vajzën time

anazapta
Published February 15, 2013
Share
SHARE

Pak pas vrasjes së vajzës së saj, nëna e Antoneta Petriti tregon ngjarjen makabër në Ersekë. Mexhide Petriti tregon se si rrodhën ngjarjet një ditë më parë në banesën e saj, kur Fatos Kapllani i vrau vajzën e më pas u vetëvra. GSH sjell sot dëshminë e 80-vjeçares Petriti në komisariatin e policisë, ku e moshuara deklaroi se Fatosi e donte shumë të bijën, një pasion që u mbyll me vdekjen e të dyve pikërisht në ditën e të dashuruarve.

“Isha në shtëpi me vajzën. Isha akoma e veshur me rroba gjumi. Antoneta sapo ishte kthyer nga shkolla, sepse çoi vajzën, mbesën time. Po bënte punët e shtëpisë, kur trokiti dera. Ishte Tosi. Unë ia hapa derën, ndërsa ai më tha se donte Netën se kishte për t’i thënë diçka me rëndësi. Nuk mu duk i tensionuar dhe tani nuk arrij ta besoj atë që ndodhi. Ai hyri direkt tek dhoma e gjumit. Atje shkoi dhe ime bijë dhe më pas dëgjova që bërtisnin, flisnin për gjëra që i takojnë një çifti. Në fillim u shqetësova, shkova deri tek dera e dhomës së gjumit, por ishte e mbyllur. Nuk guxova ta hapja, ndaj u ktheva sërish në kuzhinë. Prisja me ankth, pasi të bërtiturat dëgjoheshin deri në qiell. Tosi i kërkonte të festonte Shën Valentinin, por ime bijë nuk donte se priste vajzën dhe kishte punë të tjera. Nuk zgjati shumë debati, afro 10 minuta, dhe dëgjova të shtëna. U tmerrova, po më dilte zemra nga vendi. Pas krismave hapa derën. I pashë të dy të mbytur në gjak. Dola jashtë si e çmendur, pa e ditur se ku. Fqinjët më morën, më sollën në vete e më lanë gjakun. Vajza ime iku para meje. E kam peng dhe nuk mund t’ia fal vetes. Mbase e kisha shpëtuar time bijë nga ai”, ka deklaruar nëna e gruas 33-vjeçare.

 

 

Fatos Kapllani kishte planifikuar gjithçka, zbulohet letra që hedh dritë mbi vrasjen

14 shkurt – Fatos Kapllani duket se e kishte parashikuar me detaje vrasjen e 32-vjeçares Antoneta Petriti dhe më pas vetëvrasjen. Disa orë pas krimit, në trupin e Kapllanit është gjetur një letër, e cila i drejtohej antonetës, por që ajo nuk mundi ta lexonte kurrë. “Unë sakrifikova familjen, fëmijët dhe veten time për ty. Ti nuk mund të më lësh se unë do të të vras. Kemi 4 vite e gjysmë bashkë dhe nuk do të më lësh, sepse unë të vras”, shkruhet në letër. Por mospranimi i faktit se po e linte nuk do të kufizohej vetëm me vrasjen e Antonetës. Fatos Kapllani kishte parashikuar edhe fundin e jetës së tij dhe për këtë kishte marrë të gjitha masat që të mos linte borxhe për familjen e tij. Ai kishte paguar faturat e ujit dhe dritave dhe ia kishte dorëzuar bashkëshortes librezat.

Fatos Kapllani, i martuar dhe me dy fëmijë, ka vrarë me armë zjarri, të dashurën e tij, Nertila Petriti, dhe më pas është vetëvrarë. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e 32-vjeçares Petriti, e cila ishte e divorcuar dhe kishte dy fëmijë. Në momentin e ngjarjes, në banesë ka qenë nëna e Nertilës, e cila më pas ka dhënë versionin e saj të historisë. Sipas saj, Nertila i shmangej prej kohësh Fatosit, po ky i fundit është paraqitur sot në shtëpinë e tyre për të festuar Shën Valentinin. Kapllani kishte marrë me vete një automatik dhe kishte qëlluar në drejtim të 32-vjeçares kur kjo e fundit kishte refuzuar të kryente marrëdhënie seksuale me të.
Ndërkohë, sipas policisë, 32-vjeçarja Prifti kishte pasur një lidhje me autorin e krimit, të cilin e kishte denoncuar një herë për dhunë dhe më pas ishte tërhequr.

 

anazapta February 15, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?