Ajo që duhej të ishte në festë është kthyer në tragjedi për një çift nga Erseka. Fatos Kapllani, i martuar dhe me dy fëmijë, ka vrarë me armë zjarri, të dashurën e tij, Nertila Petriti, dhe më pas është vetëvrarë. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e 32-vjeçares Petriti, e cila ishte e divorcuar dhe kishte dy fëmijë. Në momentin e ngjarjes, në banesë ka qenë nëna e Nertilës, e cila më pas ka dhënë versionin e saj të historisë. Sipas saj, Nertila i shmangej prej kohësh Fatosit, po ky I fundit është paraqitur sot në shtëpinë e tyre për të festuar Shën Valentinin. Kapllani kishte marrë me vete një automatik dhe kishte qëlluar në drejtim të 32-vjeçares kur kjo e fundit kishte refuzuar të kryente marrëdhënie seksuale me të.
Ndërkohë, sipas policisë, 32-vjeçarja Prifti kishte pasur një lidhje me autorin e krimit, të cilin e kishte denoncuar një herë për dhunë dhe më pas ishte tërhequr.
